LAJMI I FUNDIT:

E xhabirosët fare!

Ekziston një tregim interesant për macen që po pikturonte autoportretin. Por, ama si një tigër. Macja portretizonte jo veten e saj reale, por veten e saj ideale. Atë që donte të ishte, në vend të asaj që ishte. Macja nuk donte ta shihte vetveten në pasqyrë, por veten e saj synonte ta shihte tek portreti që po e pikturonte me figurën e tigrit. Macja po shkëputej nga realiteti, apo thënë më mirë, macja po e ndërtonte një realitet vetëm për veten e saj.

Por, në Kosovën tonë të dashur, në mungesë të maceve më këso aftësish artistike, kemi kryetarë komunash, që ndërtojnë “realitetin e tyre”. Disa nga ta kërcënojnë të gjithë që iu dalin përpara, të dytët shajnë publikisht popullin, e një grup i tretë vrasin njerëz e nuk japin përgjegjësi.

Rasti i fundit na tregoi për një tjetër kryetar komune, Xhabir Zharkun, i cili jo vetëm që nuk pranoi ta mbajë dënimin e shqiptuar nga Gjykata Komunale, por edhe është zhdukur pa ditur askush asgjë për të.

Xhabiri e xhabirët e tjerë të politikës kosovare, po ndërtojnë realitetin e tyre, të ndarë nga realiteti i popullit, njëjtë si ajo macja që portretizoi veten si tigër. Këto mace, duke qenë në pushtet, krijojnë iluzione se kanë fuqinë e tigrit dhe se “kopeja” nuk ka ç’bën tjetër, pos të përkulet para tyre dhe ta pres e qetë vdekjen që do t’ia shkaktojnë tigrat.

Vetëm pak kilometra më larg, në Beograd, shteti serb pak javë më parë ka arrestuar biznesmenin më të fuqishëm në vend, Miroslav Mishkoviqin, i cili dyshohet se ka krijuar ilegalisht pasuri multimiliardëshe gjatë kohës së Milosheviqit, kurse pastaj me ato para i ka “blerë” gjitha partitë politike të Serbisë së pas vitit 2001. Paska privatizuar dhunshëm e joligjërisht shumë pasuri publike të Serbisë, paska blerë e kërcënuar politikanë, e çka nuk paska bërë. Por, në fund, ai u kap nga shteti ligjor.

Kryeministri Thaçi, në vend që gjatë tërë kohës t’i dhurojë Serbisë, nuk bën keq që herë pas here të marr diçka nga ajo. Pasi nuk pyeti askënd kur shkoi në negociata, së paku t’i shfrytëzoj ato për ta pyetur kryeministrin serb se ku e morri guximin për ta arrestuar kreun e paspolitikës, biznesit dhe mafies serbe. Së paku nga Daçiqi ta “huazojë” këtë guxim, në vend se të shndërrohet në mburojë për kriminelë të xhabirosur, qofshin ata edhe pjesë e partisë së tij politike.

Por, ky pushtet, forcën e tij policore e tregon ndaj studentëve apo protestuesve paqësor në sheshet e qyteteve tona. E jo ndaj kriminelëve, që janë njëkohësisht pjellë dhe prindër të pushtetit. Ky pushtet bëhet “më i drejtë se drejtësia” kundër protestuesve paqësorë (këtë e vërtetojnë edhe raportet e organeve të drejtësisë, për ushtrim joproporcinal të dhunës nga Policia (pu)shtetërore), ndërkohë që vetë e ngulfat drejtësinë, në momentin kur bëhet fjalë për xhabirosjen e radhës nga ndonjë prej xhabirëvë të pushtetit.

Filozofi Sllavoj Zhizhek e përdor një shprehje të mrekullueshme persiane “War Nam Nihadan”, që do të thotë “ta vrasësh dikën, ta varrosësh trupin e tij dhe pastaj të mbjellësh lule mbi varrin e tij për t’i zhdukur gjurmët e krimit”. Qeveria e Kosovës po ia bën drejtësisë së shtetit tonë, edhe ashtu të brishtë, po të njëjtën “War Nam Nihadan”. Në një anë po e vret drejtësinë (duke i përkëdhelur xhabirët), kurse në anën tjetër po mundohet që mbi trupin e vrarë të drejtësisë, që e ka vrarë me duart e veta, të mundohet të mbjellë lule, duke e treguar forcën e dhunës policore, aty ku më së paku ka nevojë: tek qytetarët dhe studentët, që paqësisht nëpër mjediset publike e ushtrojnë mjetin më demokratik të pjesëmarrjes politike, mjetin e protestës.

Rasti i fundit i Xhabir Zharku është skandaloz. Ky pushtet nuk mund të pres që populli do t’i bëj lutje Xhabirit për të hyrë në burg, se ai i mungon burgut dhe se me mungesën e tij po e lë një zbrazëti të pariparueshme në qelitë e burgut. Por, ky pushtet, tani, duhet ta tregojë forcën e tij dhe ta ndalojë xhabirosjen e vetvetes. Ky pushtet duhet t’i ik xhabirizimit, më mirë sesa të ikë Xhabiri.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori