LAJMI I FUNDIT:

A e vranë shqiptarët Princin e Sohos?

A e vranë shqiptarët Princin e Sohos?

Mark Edmonds është gazetar me përvojë 40-vjeçare. Ai ka ushtruar pozita udhëheqëse në gazetat më të mëdha britanike, siç janë “The Sunday Times”, “Daily Mail”, “Financial Times” dhe “Daily Telegraph”. Tashmë ka përgatitur një program dokumentar që ka të bëjë me vrasjen enignmatike të Bernie Katzit (shih pjesën në koment).

Bernie Katz ka qenë personalitet i njohur për 30 vite më radhë në jetën e natës në Soho të Londrës. Ishte menaxher në “Graucho Club” – klub i natës, më i njohuri në botë në të cilin anëtarë ishin pothuajse të gjitha personalitetet më të njohura të artit dhe të kulturës. Kishte shoqëri të ngushtë me këta njerëz, përfshirë edhe personalitetet më të pasura në botë. Madje, Bernie ka pasur emision të vetin në radio. Me këto lidhje shoqërore, mund të bënte çka të donte ndaj njihej me emrin “Princi i Sohos”.


Në gusht të vitit 2017, Bernie, si 49-vjeçar, u gjet i vdekur në banesën e tij në veri të Londrës në rrethana misterioze. Pak kohë më parë ai ishte larguar nga pozita e menaxherit të klubit kurse shuma e madhe e parave dhe koleksionit të artit që posedonte, ishte zhdukur shumë shpejtë. Disa dëshmitarë kanë bërë me dije se Bernie ndiqej nga disa gangsterë shqiptarë meqë u kishte borxh për shkak se nga ata blinte drogë.

Megjithatë, policia ende nuk ka dhënë ndonjë shenjë se është në gjurmë të këtyre gangsterëve dhe nëse ata vërtetë janë vrasësit. Së paku publikisht, këtë nuk e ka bërë me dije. /Telegrafi/