LAJMI I FUNDIT:

E vodhi autobusin e shkollës dhe u fut në autostradë, arrestohet adoleshenti nga Tennessee

E vodhi autobusin e shkollës dhe u fut në autostradë, arrestohet adoleshenti nga Tennessee

Një adoleshent nga Nashville, Tennessee është arrestuar pasi autoritetet thanë se gjatë fundjavës ai vodhi një autobus shkolle dhe me se me të u fut në një autostradë.

Djaloshi 14-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, dyshohet se tentoi gjithashtu të përplaste dikë në një servis veturash.


Departamenti i Policisë së Nashville shkroi në Twitter në lidhje me incidentin të shtunën, duke thënë se adoleshenti ngiste autobusin në segmentin I-40 West.

Departamenti tha se autobusi u mor nga Kipp College Prep në Antioki, dhe se adoleshenti shkoi përmes West Nashville, gjatë së cilës kohë ai goditi një pompë karburanti dhe dyshohet se u përpoq të përplaste dikë, sipas Associated Press, shkruan CBS, përcjell Telegrafi.

Adoleshenti më pas u drejtua për në segmentin I-40, ku thuhet se goditi një makinë, shkroi AP. Sapo u fut në autostradë, 14-vjeçari dyshohet se e drejtoi autobusin deri në mbi 100kMh (65mPh) dhe ndjekja përfundoi pasi policia vendosi një shirit me gjemba pranë një dalje nga autostrada.

“Ai u ndal në segmentin ndërshtetëror dhe po përpiqej të kthehej kur oficerët e thyen xhamin e derës së autobusit dhe e morën adoleshentin në paraburgim”, thanë zyrtarët në Twitter. “Ai është dënuar për shumë akuza”, bënë ditur ata.

Policia përdori një armë “taser” për të ndaluar 14-vjeçarin, thotë AP, duke shtuar se adoleshenti është akuzuar për vjedhje të veturës, sulm të rëndë, shmangie nga arrestimi, drejtimin e pakujdesshëm, drejtimin e automjetit pa patentë, largimin nga skena e një aksidenti dhe mos raportimi i aksidentit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Kalo në kategori