LAJMI I FUNDIT:

E vodhën një Lamborghini Huracane, e përplasën derisa garonin me një Bentley (Foto)

E vodhën një Lamborghini Huracane, e përplasën derisa garonin me një Bentley (Foto)

Hollywoodi i Shteteve të Bashkuara është vendi prej nga vijnë filmat më të mirë në botë. Aty tash vonë ndodhi ngjarje e vërtetë, si një skenar filmi, transmeton Telegrafi.

Persona të panjohur e kanë vjedhur një Lamborghini Huracane dhe duke bërë gara me një Bentley, kanë humbur kontrollin.


Për pasojë, modeli që kushton afro 200 mijë euro ka marrë dëmtime shumë të mëdha, derisa ngasësi me shoqëruesin kanë ikur.

Forcat e rendit po shikojnë pamjet nga kamerat e sigurisë, në mënyrë që të zbulojnë identitetin e të përfshirëve në këtë rast. /Telegrafi/