Nga: Mauro Bonazzi
Në pamje të parë është teoria më absurde, vetë Aristoteli është i pari që e pranon. Pyesni, përgjigja do jetë gjithmonë e njëjta. Lumturia? Dikush ndoshta do të vërejë se arrihet në angazhimin publik, në një jetë dedikuar të mirës së përbashkët. Duke besuar vërtet?
Të tjerët, shumica dërrmuese, nuk kanë asnjë hezitim: i lumtur është ai që mund ta shijojë jetën – vila spektakolare, ekskluzivitete, dreka dhe darka në restorantet më luksoze, shumë argëtim dhe pak lodhje, gjithmonë me stil. Ja pra, jeta e lumtur. Ne italianët madje kemi gjetur përkufizimin e përsosur: dolce vita. A mund të dëshirosh më shumë se kaq? Absolutisht po, përgjigjet Aristoteli: e vetmja jetë me të vërtetë e lumtur është një jetë studimesh. Vështirë të mbështesësh diçka më absurde. Por ai ka të drejtë.
Ndërkohë duhet të kuptohemi: nuk po flasim për momente gëzimi intensiv – në të tilla momente, pothuajse pa e kuptuar, e reduktojmë lumturinë ne modernët – por për një jetë të lumtur. Ato janë dy gjëra shumë të ndryshme. Nëse lumturia mund të reduktohej në momente të mirëqenies, në fakt, problemi nuk do të ishte aq i komplikuar: ndonjë moment entuziazmi nuk i mohohet askujt. Por, a janë të mjaftueshme këto momente për ta bërë një jetë të lumtur? Jo. Një jetë e lumtur, e përmbushur është një jetë në të cilën kam realizuar talentin tim, kam zhvilluar potencialin tim, jam bërë ai që doja dhe ndihesha që të bëhesha. Për ta arritur këtë duhet së pari të kuptoj kush jam. Duket e vështirë, por nuk është.
Çdo gjë zotëron diçka, që e dallon nga gjithë të tjerat, dhe aty është esenca e saj, ajo çfarë është në të vërtetë. Është në natyrën e thikës, që të presë: një copë druri dhe një copë metali të bërë bashkë, të vetme nuk mjaftojnë për të bërë një thikë. Duke prerë, thika realizon natyrën e saj të thikës. Po ne? Ajo që na dallon, në krahasim me çdo krijesë tjetër, është zotërimi i arsyes. Njeriu, kafsha racionale. Pra, kur përdorim trurin realizojmë natyrën tonë të të qënit racionalë, potencialin tonë të të qënit njerëz. Aty është lumturia jonë. Nuk do të thotë që të heqim dorë nga kënaqësitë, përkundrazi. Por një jetë dedikuar vetëm kënaqësive, e vetme nuk mjafton.
Lumturia, ajo më origjinalja dhe jetëgjata, shoqërohet me një vetëdije të caktuar mbi veten, vetëdijen se je duke jetuar sipas një projekti. Për këtë arsye, jeta e atyre që janë të angazhuar, në fund është më e kënaqshme: sepse po ndërton diçka njerëzore. Dhe më thellë akoma, është dëshira për të njohur, për të kuptuar. Gëzimi i Ajnshtainit, kur zbuloi misteret e relativitetit – a është ndokush që dëshiron ta krahasojë me një drekë të mirë?
Nuk duhet ta harrojmë asnjëherë: në këtë Univers shumë të madh, deri kur të kemi gjetur provë për të kundërtën, ne jemi të vetmit që mundemi të reflektojmë dhe mendojmë, që nuk kufizohemi thjesht tek të jetuarit, por që mundemi të kuptojmë atë që po bëjmë dhe atë që po ndodh. Kjo dëshirë për të kuptuar, për t’i dhënë një kuptim ekzistencës sonë është diçka unike, është vetëm e jona. Pse jemi këtu, nga vijmë dhe ku shkojmë? Si mund të jetojmë një jetë të drejtë? Nuk janë pyetje të thjeshta. Por a nuk është pikërisht në këto momente, që ne jemi vetvetja? Të lindur jo për të jetuar në shëmti / por për të ndjekur virtytet dhe dijen. Për këtë arsye Uliksi ishte nisur në udhëtim… /Corriere/Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie nga Franz Kafka: Zoti t'i jep arrat, por nuk t'i thyen ato!
Edicioni i pestë i Kolonisë Letrare “Muzat e Jezercit”
Titujt në gazetat e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre