"E vetmja arsye pse nuk kam komunikim me fëmijët është sepse gjendem në masën e paraburgimit", flet Naim Murseli

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademaj, Naim Murseli, ka folur gjatë fjalës së tij në gjykatë, duke mohuar pretendimet për komunikim të papërshtatshëm me fëmijët e tij.
Murseli tha se e vetmja arsye pse nuk ka komunikim të rregullt me fëmijët është sepse gjendet në masën e paraburgimit dhe jo pse fëmijët siç tha "nuk dëshirojnë me fol apo diçka të tillë".
"Madje është shumë e ultë që të citohen fëmijët e mi rrejshëm kinse kanë deklaruar kështu e ashtu. Natën e vrasjes unë ia dorëzova fëmijët familjes së Ademajt. Po të kisha për të fshehur diçka nuk e kisha pas atë guxim. Natën e vrasjes fëmijët e mi janë intervistuar edhe me polici. Dhe njëri polic ka pyet: a po deklarojnë fëmijët kështu, njëjtë? Tjetri i tha: po", ka thënë Murseli. /Telegrafi/




















































