E tmerrshme: Argjentina Ramosaj 'noton' me makinën e saj nga përmbytjet në Tiranë (Foto)

Këngëtarja Argjentina Ramosaj mesa duket ka përjetuar një ngjarje jo shumë të këndëshme gjatë ditës së sotme.
Ajo ishte nisur bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj për në Tiranë, për të vizituar disa pjestarë të familjes, gjersa nuk ua priste mendja se një ndodhi e pakëndëshme do t'i përcillte deri atje.
Reshjet e mëdha sot (e martë) në Tiranë kanë shkaktuar dëme të mëdha, vështirësi në qarkullimin e automjeteve, dhe lëndime të njerëzve, duke u etiketuar kështu si një përmvytje e vogël për gjithë kryeqytetin.
Këngëtarja ka publikuar një video në Instagram Story, ku shihen momente gjatë ngasjes së makinës nga bashkëshorti i saj Dugi, gjersa rruga kishte rrjedhje të madhe të ujit, aq sa bënte të dukej sikur makina e tyre po 'notonte'.
E pakënaqur me këtë ndodhi, Argjentina vendosi ta ndajë me fansat atë çka përjetoi sot. /Telegrafi/





















































