LAJMI I FUNDIT:

E thirrën për ta trajtuar një rast urgjent në shtëpi, doli se pacientja ishte në prag të lindjes

E thirrën për ta trajtuar një rast urgjent në shtëpi, doli se pacientja ishte në prag të lindjes

Osmon Maliqi, doktor i përgjithshëm në Gjilan, derisa ishte kujdestar në shërbimin e urgjencës, në Qendrën e Mjekësisë Familjare, mori telefonatë se një pacient që nuk po ndihej mirë me shëndet.

Arrin në shtëpi për trajtimin e rastit, por ai nuk kishte pasur njohuri se bëhet fjalë për një nënë shtatzënë, e cila ishte në prag të lindjes.


“I thashë duhet me të dërgu në Repartin e Gjinekologjisë, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, pse je nuk je atje, shtatzëna më tha se gjinekologu kishte konstatuar se nuk është akoma për lindje”, rrëfen rastin unik dr. Osmoni, për Mediafokus.info.

“Nuk ka vakt me shku se unë gati jam me lind”, më tha shtatzëna.

“I mora dorëzat sterile dhe i asistova për lindje, sipas protokollit që e kisha mësuar dhe praktikuar gjatë studimeve. Lindi vajzë, e shnosh si molla dhe dhe e dërguam në Repartin e Gjinekologjisë”, thotë Dr. Osmoni.

Si doktor i ri, ai thotë se kjo ishte sfida më e madhe për të në fillim të karrierës profesionale.

“Sfidë që nuk kam me harru kurrë, por jam krenar që i ndihmova dhe beba e nëna janë shumë mirë”, thotë Dr. Osmoni.

Dr. Osmon Maliqi nga Gjilani, bashkë me disa nga kolegët e tij, po konsiderohen heronjtë e gjallë të ditëve të sotme në Gjilan, pasi gjatë ditës i bëjnë qindra vizita mjekësore tek pacientët e prekur nga COVID-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori