LAJMI I FUNDIT:

E theri tetë herë me thikë, në gjykatë mohon se tentoi ta vriste gruan e tij

E theri tetë herë me thikë, në gjykatë mohon se tentoi ta vriste gruan e tij

 I akuzuari M. J. ka mohuar se ka tentuar ta vriste gruan e tij duke e goditur tetë herë me thikë, në mars të këtij viti, në parkun e qytetit të Gjakovës.

Në seancën fillestarë të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën në Gjakovë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, i akuzuari M.J. tha se veprimet i pranon, mirëpo se nuk e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.


“Nuk jam kon vetvetja, nuk di çka kam bo”, tha i akuzuari.

Në këto rrethana, meqenëse i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë, gjykatësi Drilon Haraçia tha se shqyrtimi i dytë nuk do të mbahet, mirëpo se palën në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të parashtrojnë me shkrim kërkesën për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, transmeton BetimiperDrejtesi.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se M.J me 31 mars 2021, me dashja ka tentuar ta privojë nga jeta të bashkëshorten e tij, N.N.

Sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që për shkak të problemeve të mëparshme xhelozie dhe po ashtu të disa rasteve të dhunës në familje që i akuzuari ia ka shkaktuar të dëmtuarës, i njëjti sapo e vëren të dëmtuarën tek vendi i lartcekur e përcjell pas e i afrohet, e kap për fyti me dorën e djathtë, ndërsa me dorën e majtë e nxjerrë thikën nga xhepi, e në prezencën e fëmijëve të moshës 2 dhe 4 vjec, duke bërtitur “Allahu Ekber”, e therë 8 herë me thikë, fillimisht në qafë, ku e dëmtuara bie për tokë dhe tenton të mbrohet me duar, i akuzuari vazhdon duke e therur edhe disa herë në gjoks, brinjë si dhe prapë në drejtim të qafës.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Kjo vepër dënohet jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm, ndërsa në nenin 28 thuhet personi që tenton të kryejë vepër penale dënohet si të kishte kryer veprën penale, mirëpo dënimi mund të zbutet.

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori