LAJMI I FUNDIT:

E shkatërrojnë si barojë, por është shëruese! Kjo bimë e magjishme është një rezervuar i vërtetë i shëndetit!

E shkatërrojnë si barojë, por është shëruese! Kjo bimë e magjishme është një rezervuar i vërtetë i shëndetit!

Bordullaku është i pasur me substanca mjekësore dhe minerale, kështu që në fakt është një bimë e ngrënshme dhe mjekësore

Kjo bimë është barojë aq e shpeshtë sa që vërtet është dëm të mos shfrytëzohet.

Është e pasur me omega 3 të thartirave yndyrore, është plot vitaminë C. Është një burim i madh i beta-karotenit, por përmban edhe vitaminat A, B dhe E, kalcium, hekur, bakër, acid folik, fosfor dhe antioksidante të tjera të ndryshme.

Vepron në ngritjen e imunitetit, përmirëson punën dhe e forcon zemrën dhe të enët e gjakut dhe ndikon shumë butë kundër nervozizmit dhe stresit, përmirëson tretjen, shëndetin dhe elasticitetin e lëkurës.

Bordullaku (Portulaca oleracea) ka efekt antibakterial dhe antikërpudhor, por mund të ndihmojë edhe te rastet e depresionit. Fletët e thara në materie të thata kanë 16% materie aktive kundër depresionit, transmeton Telegrafi.

Kjo bimë medicinale është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3, të nevojshme për trupin tonë.

Është përplot antioksidantë të cilët mbrojnë nga shfaqja e kancerit dhe e ndikimit të dëmshëm të radikaleve të lira.

Ka cilësi kundërinflamatore, ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterinës në gjak, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pengon krijimin e ngjizjes së gjakut në arterie.

Veç kësaj, ngadalëson plakjen dhe ndihmon në shërimin e ngërçeve në muskuj. Mukoza e kësaj bime qetëson infeksionet dhe inflamacionet në zorrë, si dhe infeksionet e traktit urinar.

Rekomandohet për sëmundje të kanalit urinar, për të forcuar sistemin imunitar, për sëmundjet e frymëmarrjes, për aparatin tretës dhe ndihmon në rikuperimin e plagëve.

Është efikase kundër djegësirës, gastritit, por edhe kundër kapsllëkut.

Shtimi i bordullakut në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë në betejën me osteoporozën dhe ndërlikimet e saj me kalimin e kohës.

Është një aleat shumë i mirë i rënies në peshë nëse kombinohet me ushqime të tjera të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik.

Çdo pjesë e kësaj bime është e ngrënshme – lulet, gjethet, kërcelli, madje dhe farat. Për shkak të shijes pak të thartë e të kripur, shtimi i burdullakut në sallatën tuaj i jep asaj më shumë shije asaj.

Ju mund ta konsumoni bordullakun në mënyra të ndryshme, siç është ose të gatuar. Është i pasur me ujë dhe ka një shije pak acidike dhe të kripur, shumë të ngjashme me atë të spinaqit të freskët.

Kujdes: Të gjithë ata të cilët kanë gurë në veshka, nuk duhet ta përdorin këtë bimë, sepse acidi oksalik me kalciumin, përshpejton krijimin e gurëve në veshka.

Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori