LAJMI I FUNDIT:

E rrëmbeu me një puthje: Kjo është historia e dashurisë së Macron me mësuesen e tij

E rrëmbeu me një puthje: Kjo është historia e dashurisë së Macron me mësuesen e tij

Nëse Emmanuel Macron do të arrijë të fitojë “Elizenë”, meritat do të jenë edhe të gruas së tij Brigitte Trogneux, e konsideruar si strategia e fushatës elektorale të të shoqit.

Triumfi i kandidatit të qendrës në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale e ka përqendruar vëmendjen tek ajo që mund të bëhet së shpejti Zonja e Parë. E kryesisht te historia e dashurisë mes një ish-mësueseje dhe nxënësit të saj.


I apasionuar pas aktrimit dhe poezisë, që në moshën 15-vjeçare Macron kishte simpati të veçantë për mësuesen e tij të letërsisë, atëherë 40 vjeç. Dy vite më vonë do t’i deklaronte hapur dashurinë, duke i thënë se do të martohej me të. Në atë kohë, Brigitte ishte e martuar me 3 fëmijë.

Në një intervistë për revistën “Paris Match”, një vit më parë, Trogneux rrëfeu se pasi Emmanuel u zhvendos në Paris për të ndjekur studimet universitare, ata kalonin orë të tëra në telefon.

Pak nga pak, me shumë durim e në një mënyrë të pabesueshme, – siç thotë në një dokumentar televiziv, – djaloshi 24 vite më i ri do t’i tejkalonte me sukses barrierat e vendosura prej saj.

Gruaja tashmë 64-vjeçare u zhvendos në kryeqytetin francez për të qenë pranë tij, duke u divorcuar nga i shoqi.

Çifti u martua në vitin 2007 dhe Trogneux, që ka preferuar të ruajë mbiemrin e saj, është shfaqur gjithnjë krah të shoqit në fushatë.

Gjatë një fjalimi muajin e kaluar, ata u puthën në skenë dhe Macron u tha mbështetësve se i detyrohej shumë bashkëshortes, pasi ajo kishte kontribuar për ta shndërruar në njeriun që ishte sot.

Ish-ministri ka deklaruar se, nëse do të zgjidhet president, Brigitte nuk do të fshihet pas tij, por do t’i qëndrojë në krah. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori