LAJMI I FUNDIT:

“E rëndësishme të thyhet cikli i krizave dhe retorikës së rrezikshme” – vizita e të dërguarit britanik, Stuart Peach në Kosovë dhe deklaratat pas takimeve

“E rëndësishme të thyhet cikli i krizave dhe retorikës së rrezikshme” – vizita e të dërguarit britanik, Stuart Peach në Kosovë dhe deklaratat pas takimeve

Me fillimin e vitit të ri për vizitë në vendin tonë ishte i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i cili gjatë të enjtes takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Temë e diskutimit të dy takimeve të të dërguarit të Mbretërisë së Madhe me liderët e vendit ishin zhvillimet aktuale dhe dialogu me Serbinë.


Pas takimeve në Prishtinë, Ambasada britanike në Kosovë në një postim në Facebook shkruan se Peach gjatë vizitës në Kosovë përshëndeti përpjekjet për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe inkurajoi riintegrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të thyejnë ciklin e krizave dhe retorikës së rrezikshme dhe të punojnë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse normalizimi”, thuhet në postimin në Facebook.


Ndryshe, me Peach, fillimisht u takua presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila theksoi se bashkësia ndërkombëtare të jetë unike ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim me Lordin Peach, Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri.

“Presidentja Osmani vuri në pah se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst ka kërkuar përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se duke folur për zhvillimet e fundit në vend, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova në vazhdimësi është palë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë, porse pala serbe nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim të Kosovës përpiqet ta zhvendosë fokusin nga dialogu.

Presidentja Osmani ka kërkuar që ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, bashkësia ndërkombëtare ta mbajë një qëndrim unik duke dënuar veprime e tilla dhe duke mos bërë barazimin e palëve kur dihet qartë se kush është agresori.

I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Sipas presidentes Osmani, në veriun e Kosovës, sfidimi i rendit ligjor dhe juridik po ndodh nga banda kriminale të armatosura, të dirigjuara nga lidershipi i Serbisë, të cilat ndodhen në listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Kësisoj, presidentja Osmani theksoi se është nën përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për ta siguruar sundimin e ligjit, paqes dhe sigurisë në mënyrë të barabartë në të gjithë Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

Pas takimit me Osmani, i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach i shoqëruar me ambasadorin Nicholas Abbott ka takuar edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se Ballkani Perëndimor përballet me sfida për shkak të ndikimit rus

Në takimin e parë në këtë vit, Kurti dhe Lord Peach diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mundësitë e reja përgjatë vitit 2023.

I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach dhe kryeministri Albin Kurti

Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe rëndësinë e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës, sidomos në fushën e sigurisë.

U diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, rrezikun që paraqet për sigurinë dhe progresin ndikimi i Rusisë dhe rolin e rëndësishëm të NATO-s në parandalimin dhe sprapsjen e synimeve të Moskës për rajonin tonë.

Kryeministri Kurti tha se në Kosovë ka progres demokratik, ligjor, ekonomik dhe social, që duhet të mbrohet, bashkë me partnerë dhe aleatë.

Ai po ashtu shprehu falënderimin e tij për angazhimin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në proceset integruese të Republikës së Kosovës. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori