Policia e Shtetit bëri të ditur se një person në Tiranë për motive të dobëta ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Paskuqani” në Trianë.


“Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllezërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

Dy shtetasit e lënduar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/