LAJMI I FUNDIT:

E refuzoi kalimin te Chelsea, talenti i Malmos tregon çfarë fshihet pas vendimit të tij

E refuzoi kalimin te Chelsea, talenti i Malmos tregon çfarë fshihet pas vendimit të tij

Sensacioni i Malmos, Hugo Larsson ka shpjeguar pse ai refuzoi një transferim te Chelsea.

17-vjeçari kishte qenë duke u stërvitur me akademinë e klubit dhe madje shënoi në një ndeshje, por vendosi të mos nënshkruajë një marrëveshje me kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve.

Larsson i ka treguar Expressen Sport përvojën dhe arsyen e qëndrimit në Suedi: “Është e qartë se ishte një përvojë e mrekullueshme të shkoja dhe të luaja me Chelsean. Unë u stërvita me ekipin dhe gjithashtu arrita të shkoj në një turne në Belgjikë. Gjithashtu shënova një gol”.


Photo: Ludvig Thunman / BILDBYRÅN / kod LT / LT0254

“Kjo (lëvizja te Chelsea) ishte pak herët. Nuk e mendoja se do të ndodhte kaq shpejt. Për mua ishte më mirë të vazhdoja zhvillimin tim në shtëpi, te Malmo. Dua të depërtoj në Malmo së pari para se të shkoj jashtë vendit”, ka shtuar më tej ai.

Talenti i mrekullueshëm është etiketuar si një nga lojtarët më premtues të vendit nga shtypi suedez dhe është paraqitur rregullisht për skuadrën U-19 të klubit të tij në kupën e të rinjve të UEFA-s.

Pavarësisht se Chelsea ishte “klubi i preferuar” i Larsson, ai i refuzoi ata pasi sheh një rrugë më të mirë drejt futbollit të ekipit të parë nëse ai qëndron në Malmo.

Ky vendim tashmë ka filluar të shpërblehet duke u paraqitur dy herë nga banka rezervë në kupën vendase.

Shumë të rinj bëjnë kërcimin në një ekip të madh shumë shpejt dhe përfundojnë duke mos luajtur mjaft shpesh.

Larsson duket se e ka analizuar mirë të ardhmen e tij dhe nuk dëshiron të nxitohet dhe të shkojë para kohe të një klub i madh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori