E projektuar për secilën familje – Lama Hill po merr jetë në Shalën e Bajgorës

Imagjinoni të zgjoheni nga ajri i freskët malor, i rrethuar nga bukuria natyrore që të lë pa frymë dhe të shijoni komoditetet e jetesës moderne. Lama Hill, e cila dita ditës po merr jetë mu në zemër të Shalës së Bajgorës, ju ofron pikërisht këtë dhe më shumë. Është vendi ku magjia e natyrës harmonizohet pa probleme me stilin e sofistikuar, duke krijuar një strehë për ata që kërkojnë një përvojë të jashtëzakonshme jetese. Me një vendndodhje të përshtatshme vetëm 48 kilometra nga Prishtina dhe vetëm 21 kilometra nga qendra e Mitrovicës, Lama Hill ndodhet në një lartësi prej 1260 metrash mbi nivelin e detit, saktësisht në fshatin Kovaçicë. Pamje mahnitëse, qetësi dhe ajër të pastër.Në Lama Hill krahas natyrës mahnitëse ka edhe një sërë lehtësish të tjera. Për të gjithë ata që janë entuziastë të natyrës ose kërkojnë qetësi, Lama Hill ofron një shteg të dedikuar për ecje që plotëson të gjitha nevojat tuaja për një shëtitje të qetë mes maleve të Shalës së Bajgorës.




















































