Miliona njerëz në mbarë botën e konsiderojnë të premten e datës 13 ditën më të pafat të vitit dhe një ditë që sigurisht do të sjellë fat të keq. Në atë ditë, njerëzit anulojnë angazhime të rëndësishme, udhëtime, madje disa shkojnë aq larg sa të mos ngrihen fare nga krevati
Qyshkur ekziston bota, ka edhe besëtytni.
“Mos kaloni nën shkallë, mos hapni ombrellë në ambient të mbyllur, mos lejoni që një mace e zezë të ndërpresë rrugën tuaj, shmangni numrin 13”, janë vetëm disa nga mesazhet që marrim në lidhje me këtë datë.
E premtja e datës 13 është një datë që konsiderohet e pafat në shumë kultura dhe shkakton frikë dhe ankth te shumë njerëz, transmeton Telegrafi.
Numër i keq
Numri i famshëm 13, i njohur më mirë si numri i pafat, do t’i bëjë shumë njerëz të rrëqethen, pa e ditur as pse.
Shumë besojnë se numri 13 është një numër i pafat dhe kur themi shumë, nuk nënkuptojmë vetëm individë, por edhe korporata dhe ndërmarrje serioze.
Njerëzit shmangin martesën në këtë datë, udhëtimet janë më pakta, madje dhe ditët e punës.
Besëtytnitë rreth këtij numri shkojnë aq larg sa në disa aeroplanë nuk ka ulëse me numrin 13, në disa rrokaqiej nuk ka kat me numër 13, por pas katit të dymbëdhjetë shkon menjëherë në të katërmbëdhjetin, por edhe në shumë hotele nuk ka vend me këtë numër. Ky është edhe rasti i Carlton në Londër, i cili nuk e ka të shënuar katin e trembëdhjetë.
Dhe kur ky numër “i pafat” kombinohet me të premten, atëherë lind një konfuzion edhe më i madh.
Dita më e pafat ndonjëherë (sipas njerëzve paragjykues) është pikërisht e premtja e 13-të, por askush nuk mund t’ju tregojë me siguri pse është kështu.
Çfarë të keqe ka kjo datë?
Miti i hershëm përreth origjinës së frikës është përfshirë në një nga dokumentet më të vjetra ligjore në botë, Kodi i Hamurabit, në të cilin thuhet se mungon ligji i 13 nga lista e rregullave ligjore.
Disa nga besimet se pse e premtja është një ditë e keqe e kanë origjinën e tyre në periudhën biblike. Ndryshe nga numri 12, i cili është i njohur historikisht si numri i plotësisë (12 muajt e vitit, 12 zotat e Olimpit, 12 orët e kohës, 12 fiset e Izraelit, 12 apostujt e Jezusit, 12 pasardhës të Muhamedit…), fqinja e tij, 13-a, është parë gjithmonë si përjashtim. Përmbytja e madhe e ditës së Noes ndodhi të premten, dita kur Jezusi u kryqëzua ishte e premte dhe mund ta merrni me mend ditën kur Eva i ofroi mollën Adamit – sigurisht që ishte e premte! Dhe tani kemi një ditë të keqe – të premten dhe numrin e keq 13 dhe … çfarë mund të presim kur këto dy “ditë të këqija” mbivendosen në kalendar?
Disa besojnë se kjo datë konsiderohet e pafat që nga viti 1307, sepse atë vit, të premten më 13, mbreti francez urdhëroi arrestimin dhe ekzekutimin e qindra kalorësve templarë.
Në Brazil, ata shkuan një hap më tej: jo vetëm që e premtja e 13-të është një ditë me fat, por bëhet edhe më me fat nëse bie në gusht!
Ideja e një takimi të pafat mund të ketë origjinën në të kaluarën e largët, por sigurisht që u përhap në mbarë botën kur ekskluziviteti i filmit të Hollywoodit “Të premten e 13-të” u bë i njohur në mbarë botën.
Por ashtu sikur që egjiptianët besonin se numri 13 ishte një numër me fat, edhe në shumë vende spanjolle e premtja e 13-të konsiderohet një ditë me fat dhe e mërkura 13 është një ditë e pafat. Madje, ata besojnë se e premtja e datës 13 është një datë shumë e favorshme për lindjen e një fëmije.
Çfarë paraqet e premtja e 13-të (besëtytni) për një person
Ka shumë raste në botë kur njerëzit nuk duan të blejnë një shtëpi nëse numri i shtëpisë është 13, kështu që shumë rrugë nuk kanë as një shtëpi me atë numër. Gjithashtu, për rreth dhjetë vitet e fundit, e premtja e 13-të është pothuajse gjithmonë dita më e keqe për çdo transaksion, marrëveshje biznesi ose shitje të pasurive të paluajtshme, sepse njerëzit refuzojnë të bëjnë asgjë në atë ditë.
Dhe se e gjithë kjo histori për të premten e datës 13 është disi e rëndë, tregon edhe fakti se ka njerëz që kanë frikë jashtëzakonisht shumë nga kjo datë dhe e kanë fobinë prej saj, aq sa është regjistruar një gjendje psikologjike e quajtur ‘paraskevidekatriaphobia’ dhe përfaqëson një ndjenjë të veçantë shqetësimi në lidhje me këtë datë.
Sipas “Huffington Post”, ish-presidenti i SHBA-ve, Franklin D. Roosevelt ka qenë një prej atyre që besonin më shumë tek tersi i të premtes së mallkuar. Ai refuzonte çdo pritje ku ishin 13 të ftuar dhe gjithashtu nuk udhëtonte kurrë në datën 13.
Gjithsesi, mund të jetë më e lehtë për ju nëse ju themi se kjo është e premtja e fundit e datës 13 të këtij viti dhe se e ardhmja nuk do të jetë deri vitin e ardhshëm në gusht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shutterstock_1732851953-e17387507-380x233.jpg)
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë
![Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/95274-380x233.jpg)
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë
![Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/keep-cotton-clothes--380x233.jpg)
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?
![Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shutterstock_1732851953-e17387507-780x439.jpg)
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë
![Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/95274-780x439.jpg)
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë
![Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lf-february-flowers-980x653-1-780x439.jpg)
Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat
![Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/keep-cotton-clothes-.jpg)
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?
![Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2112701_catoh0303_0_0-ae794d05eab741938a1d37.jpg)
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht