LAJMI I FUNDIT:

E PËRHERSHME

E PËRHERSHME

Poezi nga: Kenneth Koch
Përktheu: Roland Gjoza

Një ditë Emrat ishin mbledhur në rrugë
Një Mbiemër kaloi pranë tyre, me një bukuri të errët
Emrat grindeshin, shtyheshin, ndërronin vend
Ditën tjetër një Folje u shfaq dhe krijoi Fjalinë.


Çdo fjali shprehte diçka – për shembull, “Ndërsa një ditë binte shi gri
Dhe Mbiemri kalonte përmes tij, unë po kujtoja shprehjen e pastër dhe të ëmbël të
Fytyrës së saj gjersa dita u bë e gjelbërt, si pasojë e motit.”
Ose; “Të lutem, Andrea, mund ta mbyllësh dritaren?”
Ose, për shembull; “ Falemnderit, lulet në poçen pink te pezuli i dritares prej kohësh kanë marrë një të verdhë të lehtë prej nxehtësisë së bolierit të fqinjit.”

Në pranverë Fjalitë dhe Emrat qëndrojnë të qetë mbi bar.
Një Lidhëz fillikate kohë më kohë thërret, “ Dhe! Por!”
Ende Mbiemri nuk shfaqet.

Ndërsa Mbiemri humbet në Fjali
Unë humbas në sytë e tu, në veshë, në hundë, në grykë
Ti më magjeps me një puthje të vetme
E cila kurrë nuk do të mbarojë
Gjersa gjuha të shkatërrohet.