LAJMI I FUNDIT:

E pazakontë, burri nga Ohio i afrohet policëve: Erdha të dorëzohem, kam qëlluar aksidentalisht për vdekje mikeshën

E pazakontë, burri nga Ohio i afrohet policëve: Erdha të dorëzohem, kam qëlluar aksidentalisht për vdekje mikeshën

Një burrë në Ohio është arrestuar dhe akuzuar për vrasje, pasi i afrohet policëve dhe u tregon se ka qëlluar për vdekje shoqen e tij – në atë që autoritet po e cilësojnë si rast i “pazakontë”.

Brian E. Mason, 58-vjeç, u filmua nga kamerat e vendosura në uniformat e policëve, duke thënë atyre në Miamisburg, se kishte qëlluar aksidentalisht për vdekje mikeshën Michelle L. Elliott, 57-vjeç derisa i demonstronte mbi aftësitë e përdorimit të armës të kalibrit 40.


“Po i tregoja mikesh së vjetër sesi duhet përdorur revolja kur për një moment shkrepi, dhe e godita atë në gjoks”, tha Mason para zyrtarë policorë, transmeton Telegrafi.

E për të mbështetur pretendimet e tij, zyra e policisë në Montgomery dërguan një patrullë në një zonë rurale ku gjetën Elliott në tokë të mbuluar në gjak në atë që dukej si plagë e armës së zjarrit.

Policët sapo dëgjuan fjalët e tij ai ata e prangosën siç edhe kërkoi ai në momentin që iu afrua – duke ua bërë me dije se kishte shkuar për t’u dorëzuar.

“Jam këtu për t’u dorëzuar”, dëgjohet duke i thënë policit derisa mbante një shishe të ujit në dorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori