LAJMI I FUNDIT:

E pandalshme pas rikthimit! Dafina Rexhepi flet rreth dashurisë për muzikën dhe projektit të ri “Gimme ur love” (Foto)

E pandalshme pas rikthimit! Dafina Rexhepi flet rreth dashurisë për muzikën dhe projektit të ri “Gimme ur love” (Foto)

Viti 2017 ishte vit i rikthimit për këngëtaren Dafina Rexhepi!

Këngëtarja e cila dikur kishte debutuar fuqishëm në tregun muzikor, pauzoi për disa vite, për t’u rikthyer në 2017-ën me projektin e saj të ri “BOI”, i cili u prit mirë nga publiku.

Muajt e nxehtë do ta gjejnë këngëtaren edhe me një projekt të ri muzikor, një këngë ritmike e titulluar “Gimme ur love”, të cilën do ta sjell brenda pak ditësh edhe me klip.


Në një intervistë për Telegrafin, Dafina ka shpalosur ekskluzivisht detajet e këngës së saj më të re, për të cilën është mjaft entuziaste.

“Kënga ime e re titullohet ‘Gimme ur love’, është punuar nga DJ A-boom, ndërsa tekstin e ka shkruar Zana Bikliqi. Është një këngë ritmike e zhanrit dancehall, të cilën shpresoj se publiku do ta mirëpres”, tha Dafina Rexhepi për Telegrafin.

Dafina Rexhepi në xhirimet e klipit të ri “Gimme ur love”. (Foto ekskluzive)

Në vazhdimin e bisedës, këngëtarja zbuloi edhe tematikën që do të trajtojë kjo këngë.

“Teksti i saj flet për një dashuri që është në prag ndarje, mirëpo me kalimin e kohës raportet mes dy të rinjve rregullohen”, tregoi këngëtarja.

Rikthimi në muzikë ishte diçka e planifikuar për këngëtaren, e cila për Telegrafin nuk la pa përmendur pak detaje nga kjo pjesë.

“Muzika për mua ka qenë gjithmonë një hobi, mirëpo për disa arsye familjare pauzova, por edhe pas rikthimit është po ajo ndjenja e njëjtë që e kisha në fillim, prapë janë ato emocionet e njëjta dhe ndjehem shumë mirë, gjithashtu kam shumë ide dhe projekte për t’i realizuar gjatë karrierës”, tha tutje këngëtarja Rexhepi.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky vit, do të jetë shumë i ngjeshur për këngëtaren, e cila tregon se pas këngëve solo do të sjellë edhe disa bashkëpunime.

“Pasi të lansoj këtë këngë, kam ndër mend të sjell edhe një bashkëpunim, të cilin dua ta lë befasi për momentin”, përfundoi rrëfimin e saj Dafina për Telegrafin.

“Gimme ur love” do të publikohet brenda pak ditësh edhe me klip, xhirimet e të cilit janë përcjellur me kujdes nga ekipi i Telegrafit.

Edhe këtë herë Dafina nuk do të zhgënjejë fansat me paraqitjen e saj atraktive dhe plot stil. Klipi është duke u punuar nga produksioni kosovar Imagine Films, ndërsa në vazhdim ju sjellim disa imazhe ekskluzive nga xhirimet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori