LAJMI I FUNDIT:

E nominuara për Sekretare të Thesarit të SHBA-së, Yellen: Duhet ta ri-startojmë ëndrrën amerikane

E nominuara për Sekretare të Thesarit të SHBA-së, Yellen: Duhet ta ri-startojmë ëndrrën amerikane
Janet Yellen, chair of the U.S. Federal Reserve, listens to a question during a news conference following a Federal Open Market Committee (FOMC) meeting in Washington, D.C., U.S., on Wednesday, Dec. 13, 2017. Federal Reserve officials followed through on an expected interest-rate increase and raised their forecast for economic growth in 2018, even as they stuck with a projection for three hikes in the coming year. Photographer: Andrew Harrer/Bloomberg via Getty Images

Janet Yellen, e cila u emërua nga presidenti i zgjedhur Joe Biden, këtë mëngjes për t’u bërë Sekretare e Thesarit, ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka pohuar se vendi po përballet me sfida të ndryshme duke thënë se së bashku duhet të punojnë, transmeton Telegrafi.


“Ne tani po përballemi me sfida të mëdha si vend. Për t’u rikuperuar, ne duhet ta ri-startojmë ëndrrën amerikane – një shoqëri ku secili person mund të rritet në potencialin e tij dhe të ëndërrojë më shumë për fëmijët e tij”, shkroi ajo në llogarinë personale në Twitter.

Biden e nominon Janet Yellen për Sekretare të Thesarit: Ajo do të jetë gruaja e parë që do ta merr këtë post shtetëror
Lexo po ashtu Biden e nominon Janet Yellen për Sekretare të Thesarit: Ajo do të jetë gruaja e parë që do ta merr këtë post shtetëror

“Si Sekretare e Thesarit, unë do të punoj çdo ditë në drejtim të rindërtimit të asaj ëndrre për të gjithë”, vazhdoi ajo.

Nëse konfirmohet, Yellen do të ishte gruaja e parë që do të shërbejë si Sekretare e Thesarit.

Ndryshe, Biden ka numoniuar edhe disa anëtarë të tjerë si pjesë e stafit të tij ekonomik. /Telegrafi/