Bebe Rexha është e vetmja artiste shqiptare me famë ndërkombëtare që ka arritur të nominohet sivjet në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.

Ajo është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj hit “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guetta.


Në po të njëjtën kategori për të fituar këtë çmim, ajo ka një konkurrencë mjaft të fortë pasi e nominuar është edhe vet diva e muzikës botërore, Beyonce.

b 2

E pyetur nga fansat se nëse mendon se do të arrijë ta mposhtë Beyoncen në këtë kategori, 33-vjerçarja është shprehur mjaft skeptike.

“Bebe Rexha a mendon se do të fitosh para Beyonces”, ka pyetur një fanse, së cilës shqiptarja i është përgjigjur: “Jo, haha”.

Beyonce konkurron me këngën “Break my soul” nga albumi i saj i fundit “Renaissance”.

Në garë për këtë çmim janë: “Rosewood” nga Bonobo, “Don't Forget My Love’ nga Diplo dhe Miguel, “Intimidated” nga KAYTRANADA dhe H.E.R. dhe “On My Knees” nga RÜFÜS DU SOL.

bebe

Grammy Awards 2023 do të mbahet më 5 shkurt të vitit 2023 në Crypto.com Arena, në Los Angeles. /Telegrafi/