LAJMI I FUNDIT:

E ndërpresin fjalimin e saj, Sheqerinska: Shumë shpesh politika fshihet pas grupeve të tifozëve

E ndërpresin fjalimin e saj, Sheqerinska: Shumë shpesh politika fshihet pas grupeve të tifozëve

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska sot vendosi lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën Shën Spas në Shkup me rastin e 117 vjetorit nga vdekja e revolucionarit maqedonas.

Në momentin kur Sheqerinska përgatitej të jap deklaratë për mediat një grup i vogël tifozësh filloi të brohorisin “Asnjëherë Veriore, vetëm Maqedoni”, pas së cilës zëvendëskryeministrja hoq dorë nga deklarata.


Ajo u tha mediave se do të japë deklaratë para përmendores së Dellçevit në Parkun e Qytetit për shkak, siç tha, njerëzve që kanë ardhur të bëjnë politikë.

E pyetur nga gazetarët nëse mendon se brohoritja është veprim politik, Sheqerinska tha se gjithmonë është.

“Nuk është rastësisht menjëherë pas dhënies së deklaratës. Në Ballkan kemi mësuar se shumë shpesh politika fshihet pas grupeve tifoze dhe i keqpërdorë”, tha Shekerinska.

Në delegacionin qeveritar ishin edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe ministrja e Investimeve të Huaja Zorica Apostoloska.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori