LAJMI I FUNDIT:

E moshuara që vrau me thikë shtatëvjeçarin nga Kosova është me “probleme mendore”

E moshuara që vrau me thikë shtatëvjeçarin nga Kosova është me “probleme mendore”

Një krim mizor ku një shtatëvjeçar u gjet i therur me thikë tronditi Baselin dhe të gjithë Zvicrën të enjten.

Sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, është therur me thikë në rrugën e shtëpisë nga një shtetase e moshuar (75).


Vrasja me thikë e shtatëvjeçarit nga Kosova, nëna e djaloshit flet për mediat zvicerane
Lexo po ashtu Vrasja me thikë e shtatëvjeçarit nga Kosova, nëna e djaloshit flet për mediat zvicerane

Mediumi zviceran Blick.ch, djali është plagosur rëndë në qafë dhe mësuesi i klasës kishte nxituar për të ndihmuar atë.

Por nxënësi i shkollës fillore, i cili viziton shkollën Gotthelf vetëm 200 metra nga vendi i krimit, nuk kishte shanse për të mbijetuar.

Vrasja me thikë e shtatëvjeçarit nga Kosova në Zvicër - nëna e tij nuk e dinte për orë të tëra, dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen (Foto)
Lexo po ashtu Vrasja me thikë e shtatëvjeçarit nga Kosova në Zvicër - nëna e tij nuk e dinte për orë të tëra, dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen (Foto)

Pensionisti 75-vjeçare është shtetase zvicerane. Dhe sipas një titulli të këtij mediumi, gruaja që u largua nga skena menjëherë pas sulmit ishte me “probleme mendore”.

Pastaj, siç thuhet tutje, ajo iu shkruajti disa personave dhe institucioneve dhe raportoi për aktin.

Shtatëvjeçari nga Kosova vritet me thikë në Zvicër nga një 75 vjeçare
Lexo po ashtu Shtatëvjeçari nga Kosova vritet me thikë në Zvicër nga një 75 vjeçare

Peter Gill, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Basel, nuk ka dashur të komentojë mbi atë se cilëve persona iu ka shkruar ajo.

Arma e vrasjes me të cilën djali ishte “prerë në qafë”, është gjetur dhe kërkohet paraburgim për gruan e moshuar. /Telegrafi/