LAJMI I FUNDIT:

E mësuan fshehtas gjuhën e shenjave, për ta befasuar fqinjin e shurdhër (Video)

E mësuan fshehtas gjuhën e shenjave, për ta befasuar fqinjin e shurdhër (Video)

Një i shurdhër që jeton në Stamboll të Turqisë është befasuar, kur një ditë me diell njerëzit filluan të flasin me të me anë të gjuhës së shenjave.

Ata kanë ndjekur kurs njëmujor për të mësuar këtë komunikim, të vetmin që e kupton Muharremi, i cili ka lindur i shurdhër, transmeton Telegrafi.


Me të dalë nga shtëpia, së bashku me motrën, atë e ka përshëndetur një njeri.

Pas pak, furrtari i ka ofruar gjevrek të nxehtë, një i panjohur iu ka falur nga një mollë, kurse taksisti i ka ofruar mirëseardhje – të gjitha këto me anë të shenjave të gishtave.

Kjo video emocionuese është shfrytëzuar për të reklamuar pajisjet me të cilat mund të ndihmohen të shurdhrit. /Telegrafi/