LAJMI I FUNDIT:

E Majta kundërshton planin e ri urbanistik të komunës Aerodrom

E Majta kundërshton planin e ri urbanistik të komunës Aerodrom

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, partia ”E Majta” i kundërshton qëllimet e vetëqeverisjes lokale në komunën Aerodrom për të nxitur aktivitete ndërtimore në periudhën që vjen përmes planit të ri urbanistik, siç thonë, tani kur mandati i qeverisjes lokale ka përfunduar dhe kur vendime me rëndësi nuk guxojnë të merren.

Sipas kësaj partie, aktivitetet e reja ndërtimore do t’i zvogëlojnë hapësirat e gjelbërta në komunë dhe do ta rritin ndotjen, edhe ashtu të lartë, të ajrit në këtë komunë. E Majta, siç thonë, do të vazhdojë t’i mbështet të gjitha format e kundërshtimit që kanë për qëllim të ndalojnë një tentim të këtillë të qeverisjes lokale në komunë Aerodrom./Telegrafi/