LAJMI I FUNDIT:

E largoi shiun, por jo edhe retë: Vladimir Putin tregon fuqinë ushtarake, pa armët kryesore (Foto/Video)

E largoi shiun, por jo edhe retë: Vladimir Putin tregon fuqinë ushtarake, pa armët kryesore (Foto/Video)

Vladimir Putin sot ka organizuar një paradë të madhe ushtarake që tregon fuqinë e fortë të Rusisë dhe duke përshëndetur trupat e tij që kanë shërbyer në Siri.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, marshi vjetor i Sheshit të Kuq në Moskë shënon humbjen e Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore, por presidenti rus po e përdorte atë sot për të shfaqur fuqinë ushtarake moderne të Kremlinit.


Po sipas medieve të huaja, Putin ishte personalisht duke u përshëndetur me paradën që përfshinte 10,000 trupa dhe 114 njësi të pajisjeve ushtarake.

Me gjithë planet për të dërguar 72 aeroplanë kjo nuk ndodhi, shkaku i motit – pavarësisht shpenzimeve të Kremlinit – rreth 1,7 milion dollarë për të spërkatur retë me një koktej kimik që supozohet të garantojë kohën e mirë.

Kjo kishte penguar Putinin për të shfaqur forcën e tij ajrore dhe për të nderuar pilotët rusë që kanë shërbyer në Siri.

Kështu, vetëm një shfaqje e automjeteve të blinduara dhe sistemeve të raketave u prezantuan aty.

E Putin në fjalimin e tij ka thënë: “Ne gjithmonë do ta ruajmë Rusinë ashtu si ju, ushtarët e Fitores”.

“Dhe [ne do] të forcojmë traditat e patriotizmit, duke i shërbyer me besnikëri atdheut”.

“Mësimet e luftës së kaluar na detyrojnë të jemi vigjilentë dhe Forcat e Armatosura Ruse janë të gatshme të sprapsin çdo sulm potencial”.

Ai u zotua: “Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë forcë që mund të skllavërojë ndonjëherë popullin tonë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori