LAJMI I FUNDIT:

E kuptoi se i biri po planifikonte ta dërgonte në shtëpinë e pleqve, 92-vjeçarja nga SHBA-të e qëllon me revole (Foto)

E kuptoi se i biri po planifikonte ta dërgonte në shtëpinë e pleqve, 92-vjeçarja nga SHBA-të e qëllon me revole (Foto)

Anna Mae Blessing, 92-vjeçe, kishte vendosur ta vret të birin 72-vjeç, vetëm pse planifikonte ta dërgonte në shtëpinë e pleqve.

Pas veprimit makabër derisa policët po e arrestonin ajo ka thënë: “Ai më ka marrë jetën, kështu që vendosa edhe unë t’ia marrë jetën”, transmeton Telegrafi.


Anna Mae që jetonte së bashku me të birin dhe të dashurën e tij në një shtëpi në Arizona, kishte planifikuar t’ia marrë edhe vetes jetën, por në fund kishte dështuar ta bëjë një gjë të tillë.

Incidenti ka ndodhur më 2 korrik, kurse arsyeja pse i biri kishte vendosur ta dërgojë në shtëpinë e pleqve, ishte që “jeta me të ishte bërë e pamundur”.

Kjo grua e moshuar që kishte në pronësi dy revole, pas një mosmarrëveshje me të birin në dhomën e gjumit kishte tërhequr këmbëzën revoles duke e lënë të vdekur në vend të birin.

Më pas ajo ia kishte drejtuar revolen edhe të dashurës së tij, megjithatë kishte arritur t’ia largoj revolen duke e shtyrë dhe rrëzuar në tokë.

Por, e moshuara ishte këmbëngulëse dhe nxori nga brezi revolen tjetër për ta qëlluar, edhe pse e dashura e të birit kishte ikur nga shtëpia për të kërkuar ndihmë nga policia.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur Anna Maen duke qëndruar e ulur në karrige. Ajo është akuzuar për vrasje, sulm dhe rrëmbim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori