E kryer, Milani siguron shërbimet e Sergino Dest

Milani ka bërë një goditje befasuese 24 orë para fundit të afatit kalimtar veror.
Kampioni në fuqi i Italisë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë amerikan, Sergino Dest.
Mbrojtësi amerikan nuk ishte në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe Barcelona ka pranuar ofertën e gjigantit italian për huazimin e futbollistit.
Ka qenë eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano që ka zbuluar marrëveshjen e arritur mes dy klubeve.
Dest do t'i bashkohet Milanit si huazim për një vit, me Rossonerët që kanë opsionin e blerjes për 20 milionë euro në verën e vitit 2023, por që nuk është e detyrueshme.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































