Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare aktorja italiane Gina Lollobrigida, një nga yjet më të mëdha të kinematografisë evropiane në vitet 1950-1960.

E përshkruar shpesh si "gruaja më e bukur në botë", filmat e saj përfshinin Beat the Devil, Hunchback of Notre Dame dhe Crossed Swords.


Ajo luajti së bashku me emra si: Humphrey Bogart, Frank Sinatra, Rock Hudson dhe Errol Flynn.

Screenshot 1 53

Karriera e saj u zbeh në vitet 1960 dhe ajo u zhvendos në fotografi dhe politikë.

Ajo vdiq në një klinikë të Romës, tha ish-avokatja e saj Giulia Citani për agjencinë e lajmeve Reuters.

Screenshot 2 39

Luigina Lollobrigida lindi më 4 korrik 1927. Vajza e një prodhuesi mobiljesh, Gina i kaloi vitet e adoleshencës duke shmangur sulmet e bombardimeve të kohës së luftës përpara se të studionte skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura të Romës.

Një zbulues talentesh i ofroi asaj një audicion në Cinecitta - në atë kohë studioja më e madhe e filmit në Evropë dhe në lulëzimin e Italisë "Hollywood on the Tiber".

Screenshot 6 26

Në vitin 1947, ajo hyri në konkursin e bukurisë Miss Italia - një konkurs që nisi shumë karriera të dukshme - dhe doli e treta. Dy vjet më vonë, ajo u martua me një mjekun slloven, Milko Skofiç.

Duke shmangur Hollywood-in, Gina punoi në Francë dhe Itali - duke bërë filma të tillë si "The Wayward Wife and Bread", "Love and Dreams".

Screenshot 5 27

Filmi i saj i fundit i madh - së bashku me David Niven në King, Queen, Knave - erdhi në vitin 1972. Pati zemërime në xhirime dhe prodhimi u ndal tre herë për “probleme misterioze”.

Lollobrigida gjithashtu mori disa pjesë në seritë televizive amerikane - duke përfshirë “Falcon's Crest” dhe “Love Boat”. /Telegrafi/

Screenshot 3 30

Screenshot 4 29