LAJMI I FUNDIT:

E konfirmuar, Dzeko në Stamboll për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar me Fenerbahcen

E konfirmuar, Dzeko në Stamboll për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar me Fenerbahcen

Klubi i madh turk, Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesin Edin Dzeko, i cili do të nënshkruaj pasi të përfundoj me sukses testet mjekësore.

Dzeko ka vendosur të mos rinovoj kontratën e tij me Interin pas skadimit të saj në fund të këtij muaji.

Boshnjaku 37-vjeçar ka vendosur ta provoj edhe një aventurë të re, duke pranuar ofertën e klubit turk, Fenerbahce.


“Sulmuesi me famë botërore Edin Dzeko do të vijë në Stamboll për të kaluar kontrollet shëndetësore dhe për të përfunduar negociatat e transferimit”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Sipas mediave turke, Dzeko do të kryej kontrollet shëndetësore në orën 10:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare.

Përveç kësaj, sulmuesi i njohur do të marrë një bonus nënshkrimi prej afërsisht 5 milionë euro, pagë vjetore prej 4.5 milionë euro dhe 1 milionë euro bonuse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori