LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon Ardian Limani: Partizani më ka bërë ofertë, ende nuk kam vendosur për të ardhmen

E konfirmon Ardian Limani: Partizani më ka bërë ofertë, ende nuk kam vendosur për të ardhmen

Ardian Limani mund të largohet nga Drita me të përfunduar ky edicion në elitën e futbollit kosovar.

Lideri i Dritës është kontaktuar nga kampionët e Shqipërisë, Partizani i Tiranës që po dëshiron ta bëjë të vetin.


Kontrata e Limanit me Dritën skadon në qershor dhe ende nuk ka nënshkruar të rejën.

Telegrafi ka kontaktuar qendërmbrojtësin gjilanas, i cili e ka konfirmuar se është kontaktuar nga Partizani dhe ka ofertë konkrete nga ‘Demat e Kuq’.

“Po kam pasur kontakte me Partizanin. Ata janë shumë të interesuar të nënshkruajnë me mua, por që ende nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje”, tha Limani për Telegrafin.

Numri pesë i bardhekaltërve ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet Partizanit, të qëndrojë te Drita apo t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër.

“Partizani është njëra nga skuadrat më të mëdha në Shqipëri dhe më vije mirë që më kanë vlerësuar dhe më kërkojnë”.

“Personalisht ende nuk kam vendosur nëse do t’i bashkohem atyre, do të vazhdojë me Dritën apo do të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër”.

“Pas ndeshjes së fundit ndaj Ballkanit do t’i analizojë të gjitha ofertat dhe do të marrë vendimin përfundimtar”, deklaroi Limani.

Tash e disa vite Limani është njëri nga mbrojtësit më të kompletuar në elitën e futbollit kosovar.

Limani në futbollin e Kosovës ka fituar dy tituj, një me Feronikelin dhe një tjetër me Dritës, si dhe ka triumfuar në Superkupën e Kosovës me skuadrën bardhekaltër.

Vlen të theksohet se Limani ishte ndër lojtarët më të dalluar të Dritës, kur kjo skuadër edicionin e kaluar luajti në garat evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori