E kishin rrëmbyer dhe dërguar në një vilë në Gjilan, viktima arriti të ikë – merr tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrëmbimit në Gjilan.
Rasti ka ndodhur të martën, më 7 tetor.
“Gjilan 07.10.2025 – 22:00. Më 10.10.2025 është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se me dy persona tjerë e kishte marrë viktimën mashkull kosovar dhe e kishte dërguar në një vilë prej ku viktima kishte arritur të largohej”, thuhet në njoftim.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































