LAJMI I FUNDIT:

E kërcënoi togerin serb të FSK-së, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

E kërcënoi togerin serb të FSK-së, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit D.P., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi’’, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 04 Maj 2020, i dyshuari D.P. (i nacionalitetit serb), me dashje dhe me qëllim të frikësimit, ka shqetësuar të dëmtuarin Z.S. ( të nacionalitetit serb) – toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ashtu që përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, ka publikuar fotografi të ish Komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në uniformë ushtarake dhe të të dëmtuarit në uniformë dhe me flamuj të FSK-së, me ç’rast pas këtij publikimi i dëmtuari ka pranuar mesazhe kërcënuese, fyese dhe degraduese për integritetin e tij dhe të familjes. I dyshuari këtë postim e kishte larguar nga rrjeti social pas një ore, mirëpo i dëmtuari prapë ka vazhduar që të pranonte mesazhe kërcënuese, ku me këto veprime ka nxitur urrejtje, duke shkaktuar tek i njëjti frikë dhe shqetësim të madh për jetën e tij dhe të familjes”, thuhet në njoftimin për media.


I dyshuari D.P., me aktvendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori