LAJMI I FUNDIT:

A e keni vizituar Xhunglën në Kosovë?

A e keni vizituar Xhunglën në Kosovë?

Ekskluzivisht nga data 4 qershor në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren vjen xhungla me kafshët më të njohura dhe më dinake të xhunglës.

Nëse keni dëgjuar fëmijët tuaj duke hamendësuar për të parë kafshët e xhunglës, tani keni mundësinë t’ju bëni befasinë më të bukur në qendrën tregtare GALERIA në Prizren dhe t’i takoni me shumë kafshë nga xhungla që i kemi sjellur për ju. Shumëllojshmëria e kafshëve dhe tregimi i tyre mbi elementet thelbësore të jetesës së tyre do të janë pjesë e ekspozitës e cila pa dyshim që do të jetë tregim i bukur që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj dhe të fëmijëve tuaj.

Gjatë gjithë muajit qershor ju mund t’i takoni fëmijët nga afër me mbretin e xhunglës – luanin, gjirafën qafëgjatë me shtat të lartë tre metra, elefantin gjigantë, shimpanzën e tarzanit, krokodilin dinak, zebrën e shpejtë, dhe shumë kafshë të tjera nga bota e egër që sigurisht fëmijët tuaj i kanë njohur edhe përmes filmave vizatimorë.

Por, kjo nuk është e tëra! GALERIA do të jetë gjithmonë e gatshme duke zgjeruar dhe diversifikuar aktivitetet shoqërore që mbështeten në qëllimin thelbësorë, të sjellim shfaqje, ekspozita, lojë që evokojnë emocionet e vizitorëve tanë. Andaj, mrekullitë e qershorit në GALERIA veçse fillojnë me xhunglën dhe vazhdojnë me shumë befasi përfshirë aktivitete dhe lojëra të ndryshme vetëm për argëtimin tuaj.

Ejani dhe vizitoni XHUNGLEN, ekspozitën më të madhe të kafshëve të egra dhe krijoni kujtime në destinacionin e preferuar të familjes tuaj, GALERIA Shopping Mall – Prizren.

Artikull i sponzorizuar