LAJMI I FUNDIT:

E keni humbur pasaportën jashtë vendit? Ja se çfarë duhet të bëni

E keni humbur pasaportën jashtë vendit? Ja se çfarë duhet të bëni

Nëse e gjeni veten në situatë ta humbni apo ta dëmtoni pasaportën duke qëndruar jashtë vendit, këshillat që do ti lexoni në vazhdim do t’ju ndihmojnë lidhur me atë se çfarë duhet të bëni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nëse një shtetas i Republikës së Maqedonisë mbetet pa dokument udhëtimi në ndonjë vend, nevojitet që humbjen e dokumentit të udhëtimit ta paraqet në stacionin më të afërt policor dhe të kërkojë ti jepet  vërtetim për këtë.


Pastaj me vërtetimin nga policia duhet të shkohet në përfaqësinë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë në atë vend, ku personit do ti lëshohet fletë-udhëtimi për tu kthyer në Republikën e Maqedonisë.

Nëse dokumenti juaj i udhëtimit dëmtohet, po ashtu duhet të paraqiteni deri te përfaqësia më e afërt diplomatike-konsullore e vendit tonë që tu pajisin me fletë-udhëtimi.

Para se të niseni të udhëtoni me fletë-udhëtimin e lëshuar duhet të interesoheni në ndonjërin shtet të transitit do t’ju nevojitet vizë për transit./Telegrafi/