LAJMI I FUNDIT:

A e keni ditur që më lehtë përballojmë dhembjen kur qëndron para nesh e dashura?

A e keni ditur që më lehtë përballojmë dhembjen kur qëndron para nesh e dashura?

Çdokush e ka limitin e vet të dhembjes, ndërkaq dashuria e partnerit ndihmon qenësisht në përballimin e momenteve të këqija

Një sërë eksperimentesh ka treguar se njerëzit tolerojnë dhembjen shumë më lehtë kur pranë tyre, në të njëjtën dhomë, gjendet e dashura e tyre, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit në Austri kanë zbuluar që edhe tabletat kundër dhembjeve më mirë ndikojnë kur partnerët janë empatikë.

Vullnetarëve gishti i mesëm u është vënë në makinë të veçantë ku ngadalë është shtuar pesha në thua, ndërkaq vullnetarët në cilindo moment kanë mundur të ndërpresin eksperimentin. Ky eksperiment është përsëritur tri herë.

Në kushtet derisa kanë qenë vetëm dhe derisa partneri i tyre ulej pranë tyre. Më pak dhembje kanë nder kur partneri ishte pranë tyre, mirëpo nuk ka pasur prekje fizike.

Bisedimi dhe prekja zvogëlojnë dhembjen, mirëpo hulumtimi ynë ka treguar se madje edhe vetë prania e partnerit mund të ndikojnë dukshëm në dhimbje.

– Madje edhe vetë përkrahja pa prekje apo fjalë mund të ketë të njëjtin ndikim, ka thënë profesor Stefan Duschek. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori