Barcelona u mposht me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid.

Qendërmbrojtësi i Barçës, Pau Cubarsi, ka folur për atë përballje dhe për mundësinë që katalanasit të arrijnë në finale.


“Besoj se në pjesën e parë ata nisën me shumë intensitet dhe ai gol i hershëm na prishi planet. Që nga ai moment ishte shumë e vështirë për ne të ishim protagonistë në lojë”.

Sa i përket një rikthimi të mundshëm dhe kualifikimit në finale, mbrojtësi i ri u shfaq optimist.

“Jemi një grup që e kemi dëshmuar se besojmë te përmbysjet dhe i kemi realizuar ato”.

“Do të provojmë sërish me gjithë forcën tonë dhe me mbështetjen e tifozëve tanë që nuk na zhgënjejnë kurrë”.

“Kur të vijë momenti, do ta shohim, por do të ndjekim udhëzimet dhe planin e lojës të vendosur nga trajneri, dhe do ta bëjmë me përkushtimin dhe entuziazmin maksimal, ashtu siç duhet”, shtoi Cubarsi.

Barcelona ka pësuar shumë gola kohët e fundit, një problem serioz përballë sulmit të fuqishëm të Atleticos, gjë që e bën misionin për përmbysje edhe më të vështirë./Telegrafi

telegrafi sport app