LAJMI I FUNDIT:

“E ke super tritol”, zbardhen bisedat e shitësve të drogës në Tiranë

“E ke super tritol”, zbardhen bisedat e shitësve të drogës në Tiranë

Policia shqiptare ka arrestuar 67 persona në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Ata ranë në grackën e agjentëve të Antidrogës falë blerjes së stimuluar.


Tv Klan ka siguruar dosjen hetimore në brendësi të së cilës janë bisedat mes agjentëve të infiltruar të policisë dhe shitësve të lëndëve narkotike.

Ashtu si në fazën e parë të operacionin “Tempulli” dhe kësaj here lënda narkotike, kryesisht kokaina ishte e një cilësie tejet të lartë. Fakt ky që evidentohet dhe nga vetë shitësit në bisedat me agjentët e infiltruar.

Përgjimet mes agjentëve të infiltruar dhe shitësve

Agjenti: 40…

Besion Tafa: Qetësohu mor burr!

Agjenti: Është krizë fare mo vlla

Besjon Tafa: O vllai këtë e ke super tritol, nuk e di ca ke pi mrom, as ku e ke pi? Unë di me të thonë që është… në Tironë.

Agjenti: Ma jep ta shof…

Besjon Tafa: Kaq di me të thon vllai jot, se të gjithë për të veten thonë që e kanë të mirë.

Agjenti: Po pra po!

Besjon Tafa: Tashi çunave i pëlqeu. Vetëm mos na ngatërro me rob!

Agjenti: Po s’ka shanse!

273 persona ranë në pranga në kuadër të operacionit të shtrirë në të gjithë vendin.

Nga këto pjesa më e madhe kanë dalë përpara gjykatës ku janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa një pjesë tjetër dolën këtë të enjte para togave të zeza.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori