Kosova është vend i mbushur me talente dhe këtë nuk e mohon askush, pasi shumë emra kanë dalë nga futbolli kosovar dhe janë duke bërë karrierë të shkëlqyer në kampionatet më të forta në Evropë.
Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Mirlind Daku, Bernard Berisha, Etrit Berisha janë vetëm disa nga futbollistët e dalë nga kampionati kosovar dhe kanë arritur të ndërtojnë një karrierë të madhe në kampionatet më të forta evropiane.
Por edhe në ditët e sotme në vendin tonë ka futbollistë mjaftë të talentuar që ka pritshmëri të mëdha për ta, pasi viti 2024 mund të jetë i fundit në kampionatin kosovar ku pritet të bëjnë hapin e radhës në karrierë.
Pas një viti plot sfida dhe arritje në klubet e tyre të Superligës, këta lojtarë janë tani gati për të shkruar kapitujt e tyre të ardhshëm. Me paraqitje të jashtëzakonshme në sezonin e fundit dhe pjesëmarrje në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare me Përfaqësuesen e Kosovës A dhe grupmoshat, ata kanë tërhequr sytë e skautëve dhe menaxherëve të klubeve të ndryshme evropiane.
Ndërsa bota e futbollit ndjek me interes zhvillimet e tregut të transferimeve, këta talentë të rinj, me aftësi të mrekullueshme dhe një të ardhme të ndritur, janë në prag të ndryshimeve të rëndësishme në karrierat e tyre.
Qysh në muajin janar disa nga yjet e futbollit kosovar pritet të marrin rrugë për në Evropë, pasi ofertat për ta nuk mungojnë.
Redaksia e sportit në Telegrafi ka zgjedhur talentët më të mëdhenj në Kosovë nën moshën 23-vjeçare të cilët pritet që gjatë këtij viti të largohen nga kampionati ynë.
Secili nga klubet elitare në Kosovë ka në radhët e veta së paku një futbollist i cili do të bëj një hap para, derisa pritshmëritë më të mëdha janë padyshim për Drilon Hazrollajn e Malishevës i cili ka dy vite që po bën mrekulli në Superligë me aftësitë e tij, golat e asistimet.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka disa elementë cilësorë që pritet të dalin jashtë si Qëndrim Zyba, Gentrit Halili dhe Lindon Emërllahu, derisa nga Prishtina largimet mund të jenë të Drilon Islamit e Albin Krasniqit si dy futbollistë të ri e me të ardhme të ndritshme.
Llapi gjithashtu ka tre yje të ri me të ardhshme të ndritshme si Muhamet Hysenin që është top shënues në Superligë, Ilir Krasniqin e Elvir Gashijanin.
Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, Drita dhe Gjilani kanë në radhët e veta talentë të shumtë ku te bardhekaltërtit janë Hajdin Salihu, Albin Prapashtica e Ardit Tahiri, derisa te Gjilani emrat si Oliton Bilalli, Redon Ismaili dhe Melos Bajrami.
Te Malisheva janë edhe Etnik Brruti e Arlind Veliu, derisa emra në listën e futbollistëve më të talentuar në Kosovë dhe që pritet të bëjnë hap para në karrierë janë edhe Ardi Ajdini i Fushë Kosovës, Granit Musa i Feronikelit ’74 apo Blerind Morina i Dukagjinit.
Më poshtë janë emrat e futbollistëve që pritet të bëjnë hap para gjatë vitit 2024:
Drilon Hazrollaj (Malisheva)
Oltion Bilalli (Gjilani)
Etnik Brruti (Malisheva)
Lindon Emërllahu (Ballkani)
Hajdin Salihu (Drita)
Redon Ismaili (Gjilani)
Ardit Tahiri (Drita)
Muhamet Hyseni (Llapi)
Ilir Krasniqi (Llapi)
Gentrit Halili (Ballkani)
Qëndrim Zyba (Ballkani)
Drilon Islami (Prishtina)
Albin Krasniqi (Prishtina)
Ardi Ajdini (Fushë Kosova)
Blerind Morina (Dukagjini)
Albin Prapashtica (Drita)
Elvir Gashijan (Llap)
Arlind Veliu (Malisheva)
Granit Musa (Feronikeli ’74)
Melos Bajrami (Gjilani)
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Mikel Arteta flet sërish për gjendjen e Sakas, tregon kur do të rikthehet nga lëndimi

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa