LAJMI I FUNDIT:

E KALUAM BASHKË KËTË RRUGË

E KALUAM BASHKË KËTË RRUGË

Nga: Nick Cave
Përktheu: Fadil Bajraj

Dola nga dera pasme
Me pushkën e tymosur të dashnorit të gruas sime
Nuk di se në çka shpresoja
Mora rrugën me vrap
Isha dashnori yt
Isha njeriu yt
Kurrë s’kam pasur dikend tjetër
Isha miku yt
Derisa e kaluam bashkë këtë rrugë
Derisa e kaluam bashkë këtë rrugë
Derisa e kaluam bashkë këtë rrugë


S’të kam dërguar letra, Ma
Por dukem si të mos isha në këtë dynja
Bota po më sillet përfundi këmbëve, Ma
Armët po shkëlqejnë në kërdhokull
Ti ishe dashnorja ime
Ishe mikja ime
Kurrë s’kam pasur ndonjë tjetër
Në të cilën kam mundur të mbështetem
Atëherë e kaluam bashkë këtë rrugë
E kaluam bashkë këtë rrugë
E kaluam bashkë këtë rrugë