Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës se fundmi mori vendim për pezullimin e lejes të lëshuara ndaj kompanisë Wallingford International Kosovo dhe Thyssenkrup për ndërtimin e fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës.

Lidhur me këtë, drejtorit i KIMERK-ut, Astrit Rexhaj, i ftuar në emisionin “7 Ditë me Panxhën”, ka thënë se Kosova nuk ka komoditetin që të refuzoj investime nga mega-kompani si Thyssenkrupp.

“Nuk besoj qe kemi asi lloj komoditeti që të refuzojmë, do të duhej të shiheshin modalitetet më të mira, por jo të refuzoheshin, sepse kjo është një sinjal i keq edhe për investitorët tjerë”, tha Rexhaj.

Tutje, ai është shprehur se një vendim i tillë përcjell një mesazh jo të mirë edhe për investitorë tjerë.

“Nëse flasim për Thyssenkrupp, ajo është mega-kompani botërore e cila ka një rrjet të madh të punëtorëve dhe kompanive që bashkëpunon me ta dhe kjo jo vetëm për Thyssenkrup-in por për të gjithë ata do të jetë një sinjal jo i mirë”, është shprehur ai.

Ndërsa eksperti i mjedisit, Islam Fejza, ka thënë se zona ku parashikohet të ndërtohet fabrika e çimentos është e paraparë në zonën ku edhe nga komuna është konstatuar si zonë minerare.

“Zona në fjalë ku parashikohet të ndërtohet fabrika për prodhimin e çimentos, është e paraparë në zonën që edhe komuna e ka paraparë si zonë minerare, zonë minerare e boksideve të Kosovës, e guroreve”, tha Fejza.