LAJMI I FUNDIT:

E filloi në garazhin e shtëpisë, sot Amazon vlen më shumë se një trilion dollarë – historia frymëzuese e njeriut më të pasur në botë

Themeluesi i kompanisë tashmë të njohur Amazon, Jeff Bezos, është njeriu më i pasur në botë, por rrugëtimi i tij deri te kjo pasuri dhe famë ka frymëzuar shumë biznesmenë tjerë, të cilët e kanë pikë referimi amerikanin që tashmë ka në pronësi edhe shumë kompani tjera.

Gjithçka filloi brenda garazhit të shtëpisë së tij si një ide për krijimin e një biznesi online, që tashmë ka emrin Amazon dhe që në tregun botëror vlerësohet mbi 1 trilion dollarë, transmeton Telegrafi.

Bezos prej vitesh vazhdon të mbajë primatin si njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej mbi 100 miliardë dollarë i pasuar nga themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates.

Pasuria e miliarderëve amerikanë ka kaluar 3 trilionë dollarë gjatë pandemisë
Lexo po ashtu Pasuria e miliarderëve amerikanë ka kaluar 3 trilionë dollarë gjatë pandemisë

Por në listën e më të pasurve figuron edhe pronari dhe njëherit themeluesi i rrjetit më të madh social Facebook, Mark Zuckerberg.

E kur Bezos është pyetur se ku qëndron sekreti i suksesit, ai është përgjigjur shkurt se qysh në rini kishte parashikuar se interneti dhe biznesi online do të jenë e ardhmja. /Telegrafi/