E fejuara e Bezos kritikohet për paraqitjen e ekzagjeruar në inaugurimin e Trump

E fejuara e miliarderit Jeff Bezos, Lauren Sanchez, është vënë në qendër të kritikave pas paraqitjes në inaugurimin e Donald Trump.
55-vjeçarja u shfaq me një pallto të bardhë, por tronditi publikun kur hoqi atë dhe mbante një kostum me dekolte të hapur, të cilin shumë e konsideruan të papërshtatshëm për ngjarjen historike.
Zgjedhja e saj e modës për inaugurimin nuk është pëlqyer nga shumëkush dhe në X ka pasur komente interesante.

"Lauren Sanchez ka veshur vetëm sytjena", "Ajo e harroi një bluzë", "Ti nuk je në një klub nate. Trego pak klasë dhe dinjitet", janë disa nga komentet në platformën X.
Meqë ra fjala, Lauren tërhoqi vëmendjen edhe kur u shfaq me të fejuarin e saj në një mbledhje zyrtare të mbajtur nga Donald Trump në Washington mbrëmjen para inaugurimit.





























































