LAJMI I FUNDIT:

“E dinim se bota nuk do të ishte më e njëjtë”, kush ishte J. Robert Oppenheimer i njohur edhe si ‘babai i bombës atomike’

“E dinim se bota nuk do të ishte më e njëjtë”, kush ishte J. Robert Oppenheimer i njohur edhe si ‘babai i bombës atomike’

Të premten doli në kinema filmi i shumëpritur, “Oppenheimer” që pasqyron zhvillimin dhe krijimin e bombës së parë atomike në botë në krye të J.Robert Oppenheimer i njohur ndryshe si “babai i bombës atomike”.

Traileri i filmit “Oppenheimer” 


Filmi është krijuar nga regjisori Christopher Nolan derisa në rolin e Oppenheimer është aktori i njohur i serisë Peaky Blinders, Cillian Murphy, transmeton Telegrafi.

J.Robert Oppenheimer, i njohur ndryshe si “babai i bombës atomike”

Por, kush ishte J. Robert Oppenheimer?

Oppenheimer konsiderohet gjerësisht si “babai i bombës atomike”. Ai u lind më 22 prill 1904 në New York, dhe ishte djali i një importuesi gjerman tekstili, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Ai shpejt bëri famë si një fizikan i njohur ndërkombëtarisht, i punësuar nga qeveria amerikane për të krijuar një bombë atomike si synim për të shuar kërcënimin e Gjermanisë naziste.

Por, karriera e tij u shënua me polemika, pasi hasi në vështirësi për t’u marrë me implikimet e krijimit të shpërthimit të parë bërthamor në botë.

Oppenheimer iu kishte thënë intervistuesve dy dekada më vonë se kur u krye testimi i parë bombës bërthamore i njohur ndryshe si testi Trinity më 16 korrik 1945 në një vend të largët në shkretëtirën e New Mexico-s, “E dinim se bota nuk do të ishte e njëjtë. Disa njerëz qeshën, pak njerëz, shumica heshtën”. Ai pati thënë se kujtonte një rresht nga shkrimi hindu Bhagavad Gita: “Tani, unë jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”.

Testi Trinity, shpërthimi i bombës së parë bërthamore në botë

Oppenheimer besonte se krijimi i një bombe atomike ishte i nevojshëm për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Por, ai e dinte se duke krijuar bombën do të vinin tutje edhe pasojat.

Krahas kësaj ai kundërshtoi krijimin e bombës me hidrogjen për arsye morale dhe politike, dhe u akuzua për ngadalësimin e zhvillimit të bombës me hidrogjen.

“Nëse Dr. Oppenheimer do ta kishte mbështetur me entuziazëm programin termonuklear, para ose pas përcaktimit të politikës kombëtare, projekti i bombës H do të ishte ndjekur me shumë më tepër energji, duke rritur kështu mundësinë e suksesit të mëhershëm në këtë fushë”, pati thënë Komisioni i Energjisë Atomike i Shteteve të Bashkuara (AEC) në vitin 1954.

Çfarë ishte Projekti Manhattan?

Ngritja e Adolf Hitlerit në Gjermani bëri që fizikanët si Albert Einstein, Leo Szilard dhe Eugene Wigner të paralajmëronin qeverinë amerikane për rrezikun që do ta kishte njerëzimi nëse nazistët do të arrinin të parët ta bënin një bombë bërthamore.

Si përgjigje, qeveria amerikane mblodhi një ekip fizikanësh atomikë – të kryesuar nga Oppenheimer, i cili kishte fituar një reputacion ndërkombëtar për kërkimet e tij në grimcat nën-atomike.

Në atë që u bë i njohur si Projekti Manhattan, Oppenheimer dhe ekipi i tij zhvendosën kërkimet e tyre në vendndodhjen e largët të Los Alamos, New Mexico, dhe në korrik të vitit 1945, u krye shpërthimi i parë bërthamor në botë.

Më pak se një muaj më vonë, më 6 dhe 9 gusht 1945, ushtria amerikane hodhi bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki (Japoni), duke vrarë menjëherë 110 mijë persona dhe dhjetëra mijëra të tjerë brenda vitit. Në po të njëjtin vit, në muajin tetor, Oppenheimer dha dorëheqje nga posti i tij.

Çfarë bëri Oppenheimer më pas?

Në vitin 1947, Oppenheimer u bë kreu i Institutit për Studime të Avancuara në Princeton, New Jersey. Nga viti 1947 deri në vitin 1952 ai shërbeu gjithashtu si kryetar i Komitetit të Përgjithshëm Këshillues të Komisionit të Energjisë Atomike, i cili në tetor të vitit 1949 kundërshtoi zhvillimin e bombës me hidrogjen.

Në epokën e pas Luftës së Dytë Botërore, derisa bota hyri në Luftën e Ftohtë, Oppenheimer dyshohej nga inteligjenca amerikane se kishte lidhje me komunistët. Kjo lidhej me një vendosmëri më të gjerë për të shtypur infiltrimin e supozuar komunist në zona të ndryshme të qeverisë amerikane.

Oppenheimer u përball me akuza për jo-besnikëri për shkak të kundërshtimit që kishte për krijimin e bombës me hidrogjen, si dhe miqësisë së tij në vitet 1930 me studentët komunistë që mbështesnin kauzën antifashiste në Luftën Civile Spanjolle. Si rezultat, në vitin 1954, ai humbi pozicionin për “përfshirje në aktivitete të klasifikuara” dhe pozicionin e tij si këshilltar i qeverisë amerikane.

Ndërkohë, kërcënimi i vazhdueshëm i luftës bërthamore gjithëpërfshirëse dominoi politikën ndërkombëtare.

Oppenheimer kaloi pjesën tjetër të viteve të tij gjithnjë e më shumë i shqetësuar me konfliktin midis moralit dhe përparimit shkencor.

Ai doli në pension duke u tërhequr nga Instituti për Studime të Avancuara në vitin 1966 dhe vdiq një vit më vonë në moshën 62 vjeçare.

Por, vitin e kaluar, Departamenti i Energjisë i SHBA-së, tërhoqi mbrapsht vendimin që i hoqi atij pozicionin në “përfshirje të aktiviteteve të klasifikuara” nga AEC-ja, duke e quajtur procesin e vitit 1954 si “të metë”.

Sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm, tha në një deklaratë në dhjetor: “Me kalimin e kohës, më shumë prova kanë dalë në dritë për paragjykimin dhe padrejtësinë e procesit të cilit i është nënshtruar Dr. Oppenheimer, ndërsa provat e besnikërisë dhe dashurisë së tij për vendin janë konfirmuar vetëm më shumë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori