LAJMI I FUNDIT:

A e dini se hekuri ka një jetëgjatësi? Gjërat shtëpiake që i përdorim më gjatë se sa duhet

A e dini se hekuri ka një jetëgjatësi? Gjërat shtëpiake që i përdorim më gjatë se sa duhet

Disa bëhen një vatër e vërtetë e baktereve

Shumë njerëz priren të përdorin të njëjtin preparat për dekada, edhe pse nuk është destinuar për këtë. Shumica vazhdojnë ta përdorin, megjithëse performancat e tij nuk janë siç kanë qenë më parë.


Kur bëhet fjalë për disa artikuj, afati i tyre i ruajtjes është shumë më i shkurtër, por njerëzit përpiqen t’i përdorin sa më gjatë, pa menduar se si ata artikuj janë bërë një vatër e baktereve të rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Filtrat e ujit

Shumica e njerëzve i vënë re filtrat vetëm kur janë të konsumuar, por e vërteta është se në atë fazë ata prej kohësh kanë pushuar funksionin e tyre dhe janë kthyer në një vatër bakteresh. Rekomandohet zëvendësimi i tyre çdo 6 muaj.

Hekuri

Në të kaluarën, hekurat bëheshin ndryshe dhe mund të përdoreshin për më shumë se dhjetë vjet. Mbani në mend se sot është mjaft e vështirë të gjesh një hekur kaq të qëndrueshëm. Për më tepër, disa pajisje mund të zgjasin vetëm një vit, pas të cilit vit rreziku për të prishur rrobat tuaja rritet, sepse ose nxehen shumë ose jomjaftueshëm.

Leckat

Pavarësisht nëse i lani leckat, sidomos ato për pastrimin e dyshemeve, ato bëhen vatër e baktereve dhe, duke i përdorur, jo vetëm që nuk e pastroni dyshemenë, por e ndotni edhe më shumë. Ju mund t’i përdorni të gjitha leckat për një maksimum prej dy muajsh në mënyrë të sigurt. Kini parasysh se pastrimi i leckave në ujë të valuar është i dobishëm, por disa materiale nuk e tolerojnë ujin e valuar.

Këllëfi i jastëkut

Jastëkët mund të përmbajnë merimangat, ndaj duhet t’i përdorni për një javë dhe rekomandohet t’i hidhni pas dy vitesh, ose t’i ndryshoni qëllimin.

Rrogoz dere

Ju do ta mbani shtëpinë tuaj të pastër duke ndryshuar rregullisht tapetin. Duhet të zëvendësohet pas 2 vitesh përdorimi ose më herët nëse është i konsumuar. Çdo shkelje bartë baktere mbi të, kështu që çdo person tjetër që hyn në shtëpinë tuaj i merr ato baktere dhe i lë në dyshemenë tuaj.

Perdet e dushit

Perdet e dushit duhet të lahen të paktën një herë në muaj dhe të ndërrohen çdo tre muaj. Nëse nuk mund ta pastroni plotësisht perden dhe mbi të shfaqen edhe më herët gjurmët e mykut, është më mirë ta zëvendësoni menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Bëje vet
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

Lifestyle
Kalo në kategori