LAJMI I FUNDIT:

A e dini se cili klub anglez ka shpenzuar më shumë që nga viti 2016 – Man City nuk është as afër vendit të parë

A e dini se cili klub anglez ka shpenzuar më shumë që nga viti 2016 – Man City nuk është as afër vendit të parë

Klubet angleze tradicionalisht shpenzojnë shumë për transferimet dhe pagat e futbollistëve, sidomos në dekadat e fundit kur shifrat arrijnë shuma marramendëse.

BBC ka bërë një analizë të shpenzimeve të klubeve angleze që nga sezoni 2016/17 dhe ka dallime të mëdha mes klubeve më të mëdha.

Në krye të listës është Manchester United, i cili në nëntë vitet e fundit kishte një konsum neto prej 1.2 miliard eurosh.


Pikërisht pranë tyre është Chelsea, i cili shpenzoi 1.1 miliard euro për të njëjtën periudhë.

Sa i përket shpenzimeve, renditet lartë edhe Arsenali, i cili ka shpenzuar 860 milionë euro, ndërsa gjigantët e tjerë anglezë ishin shumë më të kursyer, por edhe më të suksesshëm.

Manchester City ka fituar trofe të shumtë në nëntë vitet e fundit dhe ka shpenzuar “vetëm” 630 milionë euro, ndërsa Liverpooli ishte edhe më i kursyer për të njëjtën periudhë dhe kishte një kosto prej 370 milionë euro.

Është interesant fakti se Tottenhami shpenzoi më shumë se Man City dhe Liverpool pasi që nga viti 2016 ka një kosto neto të shpenzimeve prej 640 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Kalo në kategori