LAJMI I FUNDIT:

“E dashuruar me Kosovën” – kush është këngëtarja rumune që u bë virale në vitin 2023?

“E dashuruar me Kosovën” – kush është këngëtarja rumune që u bë virale në vitin 2023?

Një emër shumë i dashur në 2023, personazh shumë i komentuar e mbi të gjitha një artiste që ka mahnitur me vokalin dhe interpretimet e veçanta.

Kjo është Andreea Vilcan, këngëtare me origjinë nga Rumania, por që në vitin që lamë pas rrëmbeu zemrat e shqiptarëve.

Ndonëse jeton dhe vepron në Rumani, ajo krijoi një lidhje të afërt me Kosovën, muzikën e po ashtu edhe me njerëzit.


Andreea Vilcan (Foto: Screenshot/Instagram)

Në një intervistë për Telegrafin, bukuroshja e njohur ka rrëfyer lidhjen me vendin tonë, muzikën si dhe për atë se si u prit, pasi ka vizituar disa qytete.

Ajo flet edhe për ushqimet tradicionale, se çfarë i ka pëlqyer më së shumti e mes tjerash edhe për një surprizë që ka përgatitur për popullin shqiptar.

Andreea Vilcan (Foto: Screenshot/Instagram)

Sinqeriteti dhe dashuria e madhe që ka për Kosovën, e kanë bërë të jetë më gjurmuese e në kërkim të gjërave të reja.

Këngëtarja rumune, Andreea Vilcan viziton Prekazin për 28 Nëntor
Lexo po ashtu Këngëtarja rumune, Andreea Vilcan viziton Prekazin për 28 Nëntor

Intervista e plotë:

Telegrafi: Si filluat të dëgjoni muzikë në gjuhën shqipe, çfarë dëgjuat fillimisht dhe çfarë ju pëlqeu më shumë?

Andreea Vilcan: Kënga e parë që e kam dëgjuar në shqip është “Zemër” nga Dhurata Dora, para katër viteve, por nuk e dija se ishte shqip. Ka qenë virale dhe të gjithë po e këndonin, por askush nuk e dinte se në çfarë gjuhe ishte. Dhe pastaj, këtë vit u lidha me Kosovën përmes një vajze, që njëherësh u bë si motra ime, kështu ia nisa të dëgjoj muzikë shqipe.

Andreea Vilcan (Foto: Screenshot/Instagram)

Telegrafi: Një këngëtare nga Rumania që është shumë në trend me muzikën shqip, na trego pak më shumë kush është Andreea Vilcan?

Andreea Vilcan: Andreea Vilcan është një këngëtare, kompozitore, krijuese e përmbajtjes në rrjete sociale dhe mjeke. Fillova të këndoj kur isha e vogël, duke fituar konkurse dhe më pas u dashurova gjithnjë e më shumë pas muzikës. Në të njëjtën kohë fillova studimet për mjekësi, mbarova studimet dhe prej katër vitesh punoj si mjeke: Nuk është e lehtë, por është e mahnitshme! Isha gjithmonë punëtore dhe kur kolegji apo spitali ma merrte gjithë energjinë, muzika ma rikthente. Më pëlqen të kompozoj muzikë dhe te shkruaj, ndaj preferoj të vendos firmën time në çdo këngë që publikoj, sepse aty është shpirti im.

Telegrafi: Çfarë ju ka lidhur më shumë me Kosovën, si e shihni nga ana juaj?

Andreea Vilcan: Lidhja ime me Kosovën filloi vitin e kaluar, në vitin 2022, në fund të verës, kur takova një nga artistet tuaja më të mëdha, Argenita Fetahun, piktoren më të mirë që ka vendi juaj, e cila u bë edhe motra ime. Ajo më bëri të dashurohesha me vendin tuaj dhe që atëherë doja të dija gjithnjë e më shumë për ju dhe historinë tuaj.

Telegrafi: Tashmë keni kënduar disa projekte në shqip, si kanë qenë ato reagimet e para të publikut?

Andreea Vilcan: Shqiptarët ishin shumë të dashur dhe të sjellshëm që në fillim. Ata më pritën me dashuri dhe mirësi dhe e vlerësoj këtë! Dhe pasi këndova “Mora fjalë”, më dhuruan shumë dashuri dhe mora shumë mesazhe që shprehnin respekt për mua. Ishte shumë e thellë dhe prekëse!

Telegrafi: Ju keni vizituar edhe Kosovën, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje? Njerëzit, si të kanë pritur?

Andreea Vilcan: Po, në vetëm një vit e kam vizituar Kosovën tashmë katër herë. Ju keni vende të mrekullueshme. Krahas Prishtinës kam vizituar edhe Gjakovën, Pejën dhe Prekazin. Secila prej tyre ka bukurinë dhe emocionin e vet. Mezi pres të eksploroj më shumë Kosovën! Gjithashtu, njerëzit më pritën me respekt dhe ngrohtësi. Kemi kënduar rrugëve, kemi kërcyer, kemi qeshur. Ishte e mahnitshme! Dhe ajo që unë gjithashtu dua në vendin tuaj, është ushqimi juaj tradicional i cili është i mahnitshëm! Të preferuarat e mia janë lëngu me speca dhe lëngu me suxhuk me pogaqe.

Telegrafi: Cila është ndoshta ajo lidhshmëria mes Rumanisë e Kosovës, si e komentoni ju?

Andreea Vilcan: Kemi shumë fjalë të përbashkëta, me të njëjtin kuptim në të dyja gjuhët, dhe të njëjtin shqiptim, p.sh.: hajde, dollap, çantë, numër, revistë e shumë të tjera. Muzika është e ngjashme me tonën. Ne jemi vende ballkanike. Gjithashtu, historia thotë se vendet tona ishin shumë të mira për të bërë biznese së bashku. Shkuan shumë mirë.

Telegrafi: Do të vazhdosh sërish me projekte në shqip, këngë të reja?

Andreea Vilcan: Sigurisht! Së shpejti kam disa surpriza për ju. Do ta shohësh. Më pëlqen të aktroj dhe të flas pak, ndaj preferoj t’ju tregoj kur është gati. Shpresoj se do t’ju pëlqejë ajo që unë dhe ekipi im përgatitëm për ju, për popullin shqiptar!

Andreea Vilcan (Foto: Screenshot/Instagram)

Telegrafi: Si e përkufizon vitin 2023, cilat janë ato momentet që ndoshta do t’i veçoje?

Andreea Vilcan: Ky vit më mori shumë gjëra, por më dha edhe shumë të mahnitshme. Një vit për t’u mbajtur mend, patjetër, sepse nuk mund ta imagjinoja kurrë që mund të lidhem kaq shumë me një vend të ri, sikur të ishte i imi. Në Kosovë ndihem në shtëpinë time! Një vit që më afroi më shumë me muzikën, më afër vetes, më afër dashurisë dhe më afër njerëzve të mahnitshëm!

Telegrafi: Ke bërë edhe shumë fansa shqiptarë, merr komente nga ta, çfarë komente ju kanë bërë më shumë?

Andreea Vilcan: Po, më dhanë shumë komente të bukura dhe gjithashtu, mesazhe, më thanë se sa respekt kanë për atë që kam bërë, se duan të më takojnë, të më përqafojnë. Se jam gjithmonë e mirëpritur në Kosovë dhe se për ta jam shqiptare. Kam zbuluar se shumë rumunë jetojnë në Kosovë dhe shumë shqiptarë jetojnë në Rumani. Pra, ne jemi një familje e madhe! Kam marrë shumë dashuri dhe jam plot mirënjohje!

Andreea Vilcan (Foto: Screenshot/Instagram)

Telegrafi: Çfarë presim nga Andreea në vitin e ri, cilat janë planet e juaja?

Andreea Vilcan: Jam e lumtur dhe mirënjohëse për këtë Andreea, sepse ajo është plot dashuri dhe dritë. Kam shumë dashuri për të ndarë. Kështu që unë dua të mbetem e tillë dhe të bëhem më e mençur! Sigurisht që kam shumë plane, me muzikën dhe jetën personale, por do t’i bëj, hap pas hapi.

Telegrafi: Një mesazh që do ta ndaje me të gjithë lexuesit e Telegrafit?

Andreea Vilcan: Të besojnë në vetvete! Të bëjnë atë që duan, sepse kjo sjell lumturi, paqe dhe përmbushje. Lëreni frikën prapa dhe ecni përpara. Dëgjoni zemrën tuaj dhe bëjeni këtë vit! Ju keni rëndësi! Shumë dashuri për ju. Gëzuar vitin e ri!. /Telegrafi/

Andreea Vilcan (Foto: Screenshot/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori