LAJMI I FUNDIT:

E dashura e Jake Paul mori vëmendjen me fustanin e saj elegant gjatë ndeshjes së të dashurit të saj kundër Tysonit

E dashura e Jake Paul mori vëmendjen me fustanin e saj elegant gjatë ndeshjes së të dashurit të saj kundër Tysonit
Jutta Leerdam dhe Jake Paul (Foto: Instagram)

Pasi YouTuber-i Jake Paul mposhti boksierin e famshëm Mike Tyson, shumë media filluan të shkruajnë për të dashurën e tij Jutta Leerdam.

Përkatësisht, atletja dhe influencuesja e suksesshme Jutta Leerdam (25 vjeçe) mbështeti partnerin e saj mbrëmë në një event spektakolar të mbajtur në stadiumin AT&T në Teksas.

Ajo me këtë rast ka vendosur të shfaqet me një fustan elegant të bardhë me një të çarë të lartë dhe kështu ka tërhequr shumë vëmendjen.


Përndryshe, Paul dhe Leerdam kanë qenë në një lidhje që nga prilli 2023 pasi filluan të korrespondonin në Instagram. Ata janë shumë mbështetës ndaj njëri-tjetrit dhe përveç faktit që ajo merr pjesë në luftimet e tij, Paul nuk i shmanget as eventeve sportive në të cilat ajo merr pjesë.

Leerdam është një patinatore e specializuar në garat e sprintit dhe përfaqësoi Holandën në Lojërat Olimpike 2022 në Pekin, ku fitoi një medalje argjendi në garën 1000 metra.

Jutta Leerdam dhe Jake Paul (Foto: Reuters)

Ajo gjithashtu fitoi një medalje të artë në Kampionatin Botëror të Sprintit në 2022 dhe është gjashtë herë kampione botërore në patinazh me shpejtësi. Leerdam do të përpiqet të fitojë medaljen e parë të artë olimpike në Cortina në vitin 2026 dhe madje konsiderohet favorite në garën 1000 metra.

Kujtojmë se Jake Paul fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 79:73 pas tetë raundesh luftimesh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori