LAJMI I FUNDIT:

E çka nëse Lajcaku nuk i shfleton rrjetet sociale?

E çka nëse Lajcaku nuk i shfleton rrjetet sociale?

Ishte në Prishtinë z. Miroslav Lajçak dhe për tri ditë të plota kontaktoi liderë e pushtetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, madje edhe një prift të kishës ortodokse serbe. Sa mirë e në mënyrë civilizuese, e pritëm dhe e përcollëm. Me plotë entuziazëm, sepse menduam se erdhi e shkoi me nijetin më të mirë…

Dhe, për habinë tonë, pa u bërë 24 orë, edhe më pak, z. Lajçak që në Bruksel shkon nga Sllovakia, në mes të kryeqytetit serb deklaroi me entuziazëm se Kushtetuta nuk është Bibël! E kishte për atë tonën, të Kosovës, ku Asociacionit aq shumë është përfolur nga viti 2013, kur “me gishtin tonë e çorruam syrin”, kurse ata që ishin aty e mohojnë një gjë të tillë…


E, ndryshimi i Kushtetutës së shtetit fqinj, pra Serbisë, është dhe do të jetë një “masë për tregti” e si “qetësues popullor” në Serbi – “Kosova s’është pjesë e Serbisë” që de facto nuk është që nga 12 qershori 1999! Po, edhe sipas z. Martti Ahtisaari, pakica serbe dhe objektet e tyre kishtare e historike do të kenë tretman të barabartë, sipas normave ndërkombëtare… Kosova, sipas këtij zotimi ndërkombëtar, do të ishte shembulli më i mirë në botën e civilizuar e ndoshta edhe si eksperiment i drejtësisë ndërkombëtare!?

Ajo që më shqetësoi jashtë masës, ishte reagimi joserioz i Prishtinës zyrtare! Një lider me ca rreshta, sa për të thënë, tjetri një fjali pak më të nxehtë, por të gjitha ishin zëra të shtjerrur në shkretëtirë (lat. Vox clamantis in deserto)…

Nuk pajtohem, si qytetar i këtij vendi që po vuan nga plagë nga më të ndryshmet, disa nga jashtë e më shumë nga brenda, me këtë mënyrë të reagimeve të paefektshme! Jo! Pse nuk mblidhet Qeveria!? Ose, ku ishte Kuvendi i cili sipas raporteve të kolegëve gazetarë “ka rreh ujë n’havan”, duke folur lidhje e pa lidhje…

Ka merituar Lajçaku që ta ketë të qartë porosinë e fuqishme e unike nga Prishtina zyrtare, se e respektojmë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe se jemi përcaktuar për orientim civilizues properëndimor, por nuk do të lejojmë për asnjë çmim nëpërkëmbjen e shtetndërtimit të Kosovës, ku do të respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve (ashtu siç jemi pajtuar në konventat ndërkombëtare me të nderuarin Ahtisaari), porse do të jemi kundër formimit të një subjektiviteti me performanca shtetërore, siç do të ishte asociacioni i komunave me shumicë (pakicën) serbe!

Pra, këtë reagim të qartë e kam pritur si qytetar i këtij vendi… E jo nëpër rrjete sociale, siç vepruam gati si adoleshentë! Pasi, ma thotë mendja se dolëm joserioz para botës së civilizuar, e sidomos para diplomacisë ndërkombëtare!

Nuk është vonë që këtë lëshim ta ndreqim në ditët në vijim! Nuk është vonë asnjëherë! Drojë se do të na gjykojë historia, gjeneratat e reja s’do të na falin këtë gabim historik…

Në trend

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Kalo në kategori