LAJMI I FUNDIT:

“E bukura dhe bisha”, gjithçka rreth filmit të ‘magjishëm’ (Foto)

“E bukura dhe bisha”, gjithçka rreth filmit të ‘magjishëm’ (Foto)

“E bukura dhe bisha” ka mbledhur 170 milionë dollarë nga biletat e shitura vetëm gjatë fundjavës së parë të shfaqjes në kinematë amerikane. “Bella” i tregoi “Batman”-it se kush është shefi, ishte komenti i “New York Times”.

Makineria promocionale e “Disney”-t është vënë në lëvizje me përshtatjen e disa filmave të famshëm të tij vizatimorë në ekranin e madh, si “Libri i xhunglës” dhe “Hirushja”.

“E bukura dhe bisha”, ku në rolin e Bellës është vendosur Emma Watson dhe në atë të princit të shndërruar në kafshë është aktori britanik Dan Stevens, shënon një tjetër sukses të klasikeve, transmeton TCH.


Filmi, që ndërthur skenat e aksionit “live” me personazhe dixhitale, mblodhi sipas prestigjiozes amerikane edhe 180 milionë dollarë nga shfaqja jashtë kufijve dhe kjo e vendos në rrugën e sigurimit të një miliard dollarëve nga shitja e biletave në mbarë globin, për aq kohë sa do të jetë në kinema.

Kostoja e realizimit të tij dhe shpenzimeve të marketingut në total mbërrin diku te 300 milionë dollarët. “Bota është kthyer në një vend tepër cinik dhe ky film i krijon publikut mundësinë të kthehet në kohën e pafajësisë”, thotë Greg Foster, drejtor ekzekutiv i “IMAX”.

Niveli i interesit reflekton gjithashtu – sipas tij, – nostalgjinë për versionin vizatimor të përrallës, krijuar nga “Disney” në vitin 1991.

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Kalo në kategori